Deklarata lufte mes Greqisë dhe Turqisë për Qipron Veriore

Deklarata lufte mes Greqisë dhe Turqisë për Qipron Veriore

Ndaj deklaratës së Kryeministrit grek Kiriakos Miçotaqis në Qipro se  “Synimi strategjik i Greqisë është ti japë fund dhe të eliminojë të ashtuquajturin pushtim të ushtarit turk këtu në ishull”, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Turke të Qipros së Veriut, Kudret Ëzersaj ka reaguar duke thënë se “Unë dua ti rikujtoj atij (Miçotaqisit) se arsyeja përse ndodhet këtu ushtari turk është grushti i shtetit që ka bërë vetë Greqia më 15 korrik 1974 në këtë Ishull. Prania e ushtarit turk këtu është rezultat i tentativës së Greqisë për grusht shteti dhe pushtim, është një produkt i saj. Unë do ti rekomandoja atij që të mos e harrojë asnjëherë këtë gjë”.

Në lidhje me zhvillimet në Mesdheun Lindor, Ëzersaj tha se “Kryeministrit të Greqisë, i cili e cilëson si të jashtëligjshëm aktivitetin tonë në zonat që janë në kompetencën tonë detare në Mesdheun Lindor, duke u nisur nga marrëveshjet që janë lidhur ndërmjet Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe Republikës së Turqisë dhe nga lejet që janë dhënë në këtë drejtim, unë i rekomandoj që nëse kërkon ndonjë aktivitet apo veprim të jashtëligjshëm, le të shikojë sërish hapat që qipriotët grekë kanë ndërmarrë në mënyrë të njëanshme në rajonin e Mesdheut Lindor duke grabitur të drejtat e qipriotëve turq”.

Republika Turke e Qipros Veriore është një shtet i pavarur dhe i njohur vetëm nga Turqia. Gjatë viteve 1960-të, luftimet ndërmjet grekëve dhe muslimanëve çuan turqit të jetonë në enklava. Në vitin 1974, pas një grusht shteti Republika e Qipros u përpoq të bashkohet me Greqinë dhe të krijonte një Greqi të Madhe ("Megali Idea"). Turqia dërgoi ushtrinë e saj për të ndaluar unifikimin dhe për të çliruar turqit që jetonin në ishull. Pas një luftë të shkurtër, rezultati ishte deklarata e Republikës së Qipros Veriore në vitin 1983. Turqia ende ka një forcë të madhe ushtarake në Qipron Veriore për të mbrojtur pavarësinë dhe ekzistencën të republikës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen