Deklarata lufte mes SHBA dhe Iranit, Trump: Gati të reagojnë me forcën e armëve, nëse është e nevojshme (VIDEO)

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA janë "gati të reagojnë me forcën e armëve, nëse është e nevojshme” ndërsa pret konfirmimin se Irani qëndron pas sulmeve me dronë në uzinën e naftës dhe fushat naftëmbajtëse në Arabinë Saudite

Dje në mbrëmje, përmes një postimi në Twitter, Trump tha se “Ka arsye për të besuar se pas sulmeve qëndron Teherani, megjithatë ne presim verifikimin e fakteve”.

Ministria e Jashtme e Iranit ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së dhe i ka quajtur si "të pakuptimta", dhe se “janë pretekst për t'u hakmarrë kundër republikës islamike”.

Po dje u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, një takim i Këshillit të Sigurisë, ku morën pjesë Zëvendës Presidenti Mike Pence, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, deklaroi se të gjitha opsionet, përfshirë edhe një përgjigje ushtarake, ishin në tryezë, por asnjë vendim nuk u mor.

Paralajmërimi i Trumpit për Iranin erdhi pasi një komandant i lartë i Gardës Revolucionare Iraniane, deklaroi se Irani ishte "gati për një luftë të vërtetë".

Amirali Hajizadeh, kreu i Forcës Hapësinore të Trupave të Gardës Revolucionare, paralajmëroi se bazat ushtarake amerikane ishin brenda rrezes së raketave iraniane.

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohamed bin Salman ka shprehur gatishmërinë e Mbretërisë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit të saj.

Sulmet ndaj rafinerisë në zemër të industrisë së naftës në Mbretërinë Arabe, kanë eleminuar më shumë se gjysmën e prodhimit të naftës saudite, ose pesë përqind të furnizimit global.

Dje Trump tha gjithashtu se kishte aprovuar hedhjen në treg të naftës reserve, nëse është e nevojshme për të stabilizuar çmimet në tregjet e energjisë.

Rezerva e naftës në pronësi federale të SHBA, janë me qindra miliona fuçi naftë të papërpunuar, e cila është shfrytëzuar vetëm tre herë, së fundmi në vitin 2011 pas trazirave në Libi.

Çmimet e naftës bruto u rritën me 9.5%, duke shkuar në 60 dollarë, një rritje që mund të ketë efekte negative në ekonominë globale. Shumë ekspertë kanë paralajmëruar se çmimet e naftës mund të shkojnë deri në 100 dollarë për fuçi.

Të shtunën Arabia Saudite ka pësuar sulmin më të keq në fushat e saj të naftës që prej fillimit të luftës në Jemen.

Dronë të armatosur goditën një nga qendrat më të rëndësishme në botë të përpunimit të naftës në Abqaiq, në afërsi të bregdetit në Gjirin Persik dhe fushën naftëmbajtëse të Kharais, e cila është e aftë të përpunojë 1 milion fuçi në ditë dhe ka rreth  20 miliardë fuçi nafte rezervë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër