Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, ka komentuar deklaratën e ministrit Fatmir Xhafaj, i cili tha se prokuroria nuk ka prova bindëse për arrestimin e Saimir Tahirit. Caka shkruan me ironi në “Facebook” se Xhafaj e ka studiuar mirë çështjen dhe ka vendosur të shpallë të pafajshëm Tahirin nga të gjitha akuzat.
Në lidhje me këtë, ajo shton se çështja mbyllet këtu dhe nuk duhet zgjatur më.
/Shqiptarja.com
Në lidhje me këtë, ajo shton se çështja mbyllet këtu dhe nuk duhet zgjatur më.
“Kryeprokurori, kryegjyqtari, juristi, Ministri i Brendshëm, ish-Kryetari i Komisionit të Ligjeve, ylli i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, e ka studiuar çështjen mirë (edhe më mirë nga Elisa) dhe ka vendosur të shpallë të pafajshëm Saimir Tahirin nga të gjitha akuzat. Çështja mbyllet këtu dhe mos e zgjasni më! Rroftë reforma!”, shkruan Caka.
d.c./shqiptarja.com











