Deklarata të rreme dhe manipulim dëshmitarësh, arrestohet bashkëpunëtori i Donald Trump

Roger Stone një bashkëpunëtor i Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe ish-këshilltar i fushatës elektorale të Donald Trump është arrestuar të premten nën akuzat për veprimtari kriminale që po i zhvillon Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller.

Arrestimi i Stone u bë pasi ndaj tij u ngritën shtatë akuza, njoftoi zyra e Këshilltarit, Mueller. Stone, një bashkëpunëtor dhe këshilltar i fushatës së Presidentit amerikan Trump, përballet me një akuzë për pengimin e një procedimi zyrtar, pesë akuza për deklarata të rreme dhe një akuzë për manipulimin e dëshmitarëve. Këshilltari i posaçëm Robert Mueller po heton ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 të SHBA dhe çdo lidhje me fushatën Trump.

Stone u arrestua pas një padie të ngritur nga një juri federale më 24 janar në Uashington DC. Presidenti Trump mohon se ai apo stafi i tij i fushatës punoi me Rusinë për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA dhe e ka quajtur hetimin e Mueller "një gjueti shtrigash". Deri tani, Muller ka ngritur akuza ndaj dhjetra rusëve si edhe disa njerëzve të lidhur drejtpërdrejt me Donald Trump, përfshirë ish-këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare dhe ish-kryetarin e fushatës së tij zgjedhore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani