Deklaratat 'bombastike' të Lu për
krimin,si përgjigjet deputetja e PS

Deklaratat 'bombastike' të Lu për<br />krimin,si përgjigjet deputetja e PS
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka akuzuar ashpër opozitën për situatën e krijuar sot në seancën plenare, ku u përjashtua 10 ditë nga punimet e Kuvendit Lulzim Basha. Spiropali tha se PD është zhytur në krizë të thellë brenda vetes dhe nuk ka asnjë ide, asnjë lidership, por vetëm një grusht kolegësh, që vijnë si një grup fshati në Kuvend.
 
“E zhytur në krizë të thellë brenda vetes. Asnjë ide, asnjë lidership, vetëm një grusht kolegësh, që vijnë në Kuvend si grup fshati. Ai avazh ka mbaruar, parlamenti ka rregulla të reja dhe të qarta. Ne nuk jemi këtu për të qarë hallet e pd, qofshin ato dhe probleme të rënda. Ne jemi këtu për hallet e shqipërisë. Nuk do biem për asnjë cast në batakun e tyre”, tha Spiropali.
 
Më tej, deputetja e PS u pyet nga gazetarët dhe për deklaratat e forta të ambasadorit Donald Lu për kriminalitetin në vend. Spiropali nuk ka pranuar të flasë mbi këtë çështje, duke thënë se nuk mund të hidhemi nga dega në degë dhe se kjo është për një seancë tjetër.
 
“Nuk do hidhemi nga dega në degë, nga seanca në deklaratat e ambasadorit Donald Lu, kjo është për një seancë tjetër. Ne jemi të vendosur për t’u marrë me çështje thelbësore dhe jo për t’iu rikthyer avazit të vjetër”, deklaroi deputetja e PS. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin