Deklaratat e Bashës, Manjani: E
saktë kronologjia e zhvillimeve 

Deklaratat e Bashës, Manjani: E<br />saktë kronologjia e zhvillimeve 
Negociatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëherazi Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani konfirmoi kronologjinë e zhvillimeve në tryezën e negociatave mëngjesin, të cilat nisën mbrëmjen e djeshme dhe u ndërprenë në orën 02:00 të mëngjesit të kësaj të marte.

Manjani tha se teknikisht nuk ka asnjë pengesë për zgjidhjen e ngërçit për dy çëshjet që ndajnë palët. 

"Konfirmoj kronologjinë e zhvillimeve sipas asaj që tha Basha. Teknikisht nuk ka pengesë për zgjidhjen e ngërçit për 2 çështjet. Po pres të mblidhemi sot për të vazhduar takimin e lënë në mes. Po pres për vazhdimin e negociatave në Kryesinë e Kuvendit", u shpreh Manjani. 

Gjatë konferencës për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sqaroi publikisht përpara mediave dy çështjet që mbajnë larg konsensusit mazhorancën dhe opozitën. 

Sipas kreut të PD, dy pikat që janë bërë shkak për prishjen e negociatave mëngjesin e kësaj të marte janë e drejta e ndërkombëtarëve për të hequr kandidatë nga lista e aplikantëve për procesin e vettingut dhe ankimimi i rolit të ekspertëve të SHBA-BE në Gjykatën Kushtetuese. 

Sipas tij, palët arritën marrëveshje për këto dy pika në orën 02:00, ndërsa në orën 03:00, kur po transkiptohej marrëveshja, mazhoranca prishi konsensusin. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar