Deklaratat e Donald Lu, Astrit
Patozi: Për kë bien kambanat?

Deklaratat e Donald Lu, Astrit<br />Patozi: Për kë bien kambanat?
Ish nënkryetari I Partisë Demokratike, Astrit Patozi i konsideron deklaratat e forta të ambasadorit Donald Lu si kambana që bien për ata që kanë veshë. Patozi thotë se shqiptarët nuk duhet të presim amerikanët për të na zgjidhur problemet, pasi ne jemi përgjegjësit kryesorë. Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Patozi ka hedhur akuza për qeverinë dhe opozitën.
 
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, bëri akuza të forta në lidhje me bandat kriminale, që veprojnë në vendin tonë, teksa deklaroi se drejtuesit e krimit rrallë arrestohen dhe pothuajse kurrë nuk ndiqen penalisht. Lu tha se në Shqipëri janë katër klane kryesore që kontrollojnë 20 familje kriminale, të cilat menaxhojnë operacione kriminale, ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave.
 
Statusi I Patozit:
“PËR KË BIEN KËMBANAT?
Mos prisni që ambasadori Lu të flasë edhe për Rigertën e Rubikut për të kuptuar nga anon e drejta e debateve tona të marra. Por, po ashtu, mos shikoni ëndrra me marinsa amerikanë, që do të vijnë një ditë të na i zgjidhin hallet tona, atëherë kur të jetë bërë baltë fare.
Edhe bandat, edhe droga, edhe krimi me kravatë apo ai me kallash, edhe shteti i dorezuar para mafias dhe korrupsionit, edhe sistemi i kalbur, që buron prej partive që po kthehen në përbindësha, janë si përgjegjësia, ashtu dhe detyrimi ynë.
Kur dëgjoni një të huaj, që shqipton emra të ndaluar për vendasit, mendojeni thjesht si një këmbanë, e cila bie vetëm për ata që kanë veshë. Dhe tek kjo kategori nuk hyjnë mashtruesit politikë, në qeveri apo në opozitë qofshin.”


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët në luftë për atdheun

Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët në luftë për atdheun