Deklaratat e Donald Lu s’trembin
‘peshqit', asnjë bos në pranga

Deklaratat e Donald Lu s’trembin<br />‘peshqit', asnjë bos në pranga<br /><br>
“Në fillim të vitit të ardhshëm, në gjuhën shqipe ju thoni ‘peshku i vogël e ha të madhin’, për njëherë të vetme në Shqipëri do të hamë peshkun e madh”, tha ambasadori Lu pak muaj më parë.

 

 

 

 

 

 

 

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga mbyllja e muajit Janar 2018, ambasadori i SHBA-ve, Donal Lu, nuk preferoi të bëjë asnjë koment për “peshqit e mëdhenj”, që ende nuk kanë rënë në rrjetën e forcës së ligjit apo përballjen me drejtësinë.

ReportTv ka pyetur këtë të martë ambasadorin Lu nëse kishte një koment, por ai u mjaftua me një falënderim dhe buzëqeshje. “Faleminderit”, tha Lu, duke u larguar. 

 

Kjo nuk është hera e parë ku në Shqipëri shkelen afatet për arreste me deklarata publike, pasi më parë ka qenë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla që shprehej se në shtator dhe në vjeshtë do të kishte arrestime. "Me siguri, me siguri", thoshte Llalla, kur pyetje nëse do të kishte arrestime vjeshta.

Por arrestimet në komunikimin publik të aktorëve nuk janë të vetmet afate të pambajtura apo deklarime të parealizuara, pasi dhe ambasadorja e BE-s, Romana Vlahutin, deklaronte përgjatë 2017-ës se brenda vitit do të dilnin rezultatet e Vetting-ut, por as kjo nuk ndodhi.

“Reforma në Drejtësi, e cila është reforma më impenjative dhe më komplekse nga të gjitha, është tashmë gati për t’u zbatuar me procesin e Vetting-ut, i cili do të fillojë në më pak se dy javë”, do të shprehej ambasadorja Vlahutin.

Kur 2017-ta u mbyll po ashtu dhe Janari 2018 është drejt fundit në më pak se 24 orë është ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që deklaron se rezultatet e Vetting-ut do të bëhen publike në muajin shkurt.

“Sa më të miratohet kjo listë, aq më shpejt do të ngrihen institucionet, aq më shpejt do të fillojë procesi i Vetting-ut”, deklaroi ministrja Gjonaj. 

E teksa ditët lundrojnë dhe publiku ka pritur nga Shtator, Dhjetor, Janar e tashmë në provë me muajin Shkurt “peshqit e mëdhenj” notojnë të qetë në ujërat e turbullta të Shqipërisë që vazhdon të ketë ëndërr kaltërsinë europiane. Megjithatë, dëshira dhe ëndrra për të parë Sanaderët shqiptarë pas hekurave mbetet më aktuale se kurrë më parë.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë