Deklaratat e forta të eurodeputetit francez ku cilësoi UÇK-në si organizatë terroriste, Balla: Janë fyese dhe diskriminuese! Do i kërkojmë zyrtarisht PE-së të marrë masa

Deklaratat e forta të eurodeputetit francez ku cilësoi UÇK-në si organizatë terroriste, Balla: Janë fyese dhe diskriminuese! Do i kërkojmë zyrtarisht PE-së të marrë masa

Taulant Balla

Kreu i Delegacionit Shqiptar në Parlamentin Evropian, Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratës së eurodeputetit francez Nicolas Bay pasi konsideroi UÇK-në si një organizatë terroriste dhe se serbët mbrojtën territorin nga terroristët shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. 

Balla, në një postimin e tij në Facebook shkruan se deklaratat e anëtarit të Parlamentit Europian janë të rënda, fyese dhe diskriminuese ndaj kombit shqiptar.

Ai njofton se për këtë çështje, Shqipëria do t’i kërkojë zyrtarisht Parlamentit Europian që të dënojnë deklaratat dhe të marrë masa disiplinore dhe ligjore ndaj anëtarit të saj, si  një nxitës i urrejtjes dhe diskriminimit etnik e fetar.

“Dënojmë deklaratat e një anëtari të parlamentit europian kundër shqiptarëve!

Prej disa ditësh, gjatë një vizite në Kosovë, një anëtar i i Parlamentit Europian, Nicolas Bay, përfaqësues i ekstremit të djathtë, ka bërë deklarata tepër të rënda fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe besimeve tona fetare, duke cenuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, si komb autokton në Kosovë.

Është një akt i rëndë, që nuk mund të kalohet kurrsesi në heshtje, adresimi nga një anëtar i PE ndaj Qeverisë së Kosovës si një “zgjatim i mafias shqiptare dhe i shtetit të islamizuar shqiptar”, shoqëruar me akuza haluçinante për spastrim fetar të minoritetit serb në Kosovë, të cilët janë të mirë-përfaqësuar në Parlamentin, Qeverinë dhe pushtetin vendor të Kosovës.

Do t’i kërkojmë zyrtarisht Parlamentit Europian, që në respekt të rregulloreve të vta kundër racizmit dhe anti-diskriminimit të dënojnë urgjentisht këto deklarata të papërgjegjshme dhe marrjen e masave disiplinore dhe ligjore ndaj këtij anëtari të Parlamentit Europian, si nxitës i urrejtjes dhe diskriminimit etnik dhe fetar.

Kujtoj se Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti Europian kanë nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët kundër racizmit dhe ksenofobisë, për “nevojën e parandalimit të të gjitha formave të diskriminimit”. Deklaratat e këtij anëtari të Parlamentit Europian është rasti që Bashkimi Europian të tregojë se rregullat zbatohen dhe respektohen njëlloj nga të gjithë.

Vërejmë me shqetësim se rublat vazhdojnë të frymëzojnë dhe sponsorizojnë qëndrime të tilla ndaj shqiptarëve, njëlloj sikurse ka ndodhur edhe me Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport tërësisht të pavërtetë të deputetit Dick Marty.”, shkruan Balla në Facebook.

Politikani i të djathtës ekstreme franceze, Nicolas Bay, njëherazi dhe deputet në Parlamentin Europian ka bërë disa deklarata të forta kundrejt kombit shqiptar, duke ofenduar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë një videoje të xhiruar mbi urën e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, Bay e cilëson UÇK-në si terroriste dhe serbët si mburojën e qytetërimit evropian.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion