Drejtësia dhe kriza, Rama i përgjigjet Metës: Presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit

Drejtësia dhe kriza, Rama i përgjigjet Metës: Presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke iu përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili nga forumi për sigurinë e Ballkanit kritikoi me tone të ashpra zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ndër të tjera, kreu i shtetit tha se sot vendi është pa gjykata Kushtetuese.

Por, kreu i qeverisë në postimin e tij në rrjetet sociale thotë se falë vettingut Kushtetuesja sot është një djep bosh pa shejtanin brenda, ndërsa shtron pyetjen a e pengon kjo Presidentin që të mbrojnë datën që ka dekretuar për zgjedhjet lokale, 30 qershorin.

"A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj".

Referuar krizës politike, Meta tha se nuk mund të ulë palët pasi kanë qëndrime ekstreme, ndërsa përsëriti se djegia e djegia e mandateve është e papranueshme. Por Rama, thotë se ende nuk e dimë opinionin e Presidentit për përbetimin e opozitës për të djegur zgjedhjet.

"Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit" deklaron Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 22/05/2019 23:27

    Like!

    Përgjigju
  • Donela: 22/05/2019 14:58

    Perpara Z.Rama dhe suksese ne zgjedhjet e 30 Qershorit,lere Liken me Saliun ne vetmine dhe deshperimin e tyre.

    Përgjigju
    • abraham rabinovic: 23/05/2019 14:23

      LERE METEN ME SALIUN TE VEHTEVRITEN PER TE SHPETUAR FEMIJET.DY HIENAT E PA PARA NE HISTORINE E KOMBIT SHQIPTAR

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5