Deklaratat e këshilltarit të Tsipras
PDIU:Përshëndesim qëndrimin e PD

Deklaratat e këshilltarit të Tsipras<br />PDIU:Përshëndesim qëndrimin e PD
Partia për Drejtësi, Integrim e Unitet ka përshëndetur sot deklaratën e Partisë Demokratike ndaj qëndrimit të këshilltarit të Tsipras tek Kongresi i PBDNJ-së që e konsideroi atë qëndrim armiqësor.
 
Sipas PDIU-së, ky qëndrim i PD-së ishte i denjë ndërkohë që deklaratat e këshilltarit ishin fyese ndaj kombit shqiptar.
 
Nga ana tjetër, PDIU i bën thirrje qeverisë që të protestojë zyrtarisht ndaj qëndrimit të papranueshëm të përfaqësuesit të qeverisë greke.
 
Ja reagimi i plotë i PDIU-së.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet qëndrimin dinjitoz të Partisë Demokratike përkundër deklaratave fyese të këshilltarit të kryeministrit grek ndaj kombit shqiptar. E vlerësojmë megjithë praninë e z. Paloka dhe te Kryeministrit Rama ne kongresin PBDNJ, ku u demonstrua në mënyrë të përsëritur arroganca e megollamonania e çdo zyrtari të vogël të qeverisë greke, e cila do të transferojë hallet e saj në Shqipëri. PDIU i bën thirrje qeverisë shqiptare të protestoj zyrtarisht ndaj qëndrimit atavist dhe të papranueshëm të perfaqesuesit te qeverisë greke.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'