Deklaratat e Lu për Kryeprokurorin
Lulzim Basha: Pa asnjë vlerë...

Deklaratat e Lu për Kryeprokurorin<br />Lulzim Basha: Pa asnjë vlerë...<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha iu përgjigj deklaratave të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu i cili një ditë më parë kërkoi zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm nga Kuvendi.

Basha tha se deklaratat e ambasadorëve nuk kanë asnjë vlerë. Sipas tij, nuk është detyrë e ambasadorëve që të interpretojnë Kushtetutën e Shqipërisë. "S'kanë asnjë vlerë, sepse nuk kanë asnjë tagër të interpretojnë kushtetutën e Shqipërisë. Thirrjet që vijnë për të zbatuar Kushtetutën janë të mirëpritura. S'mund të ketë thirrje nga një institucion ndërkombëtar ku të kërkohet dhunimi i Kushtetutës ku është mishëruar Reforma në Drejtësi. Asnjë ndërkombëtar s'mund t'i kërkojë shqiptarëve të shkelin konsensusin e 22 korrikut, kjo është e paimagjinueshme", tha Basha. 

Po krijohen institucione antikushtetuese. Unë nuk komentoj ambasadat e huaja, nuk e kam bërë asnjëherë. Personalisht nuk e imagjinoj që dikush nga trupi diplomatik i huaj t’i kërkojë Shqipërisë të shkelë Kushtetutën, kjo do të ishte një thikë në shpinën e reformës në drejtësi, për të cilën kanë kontribuar edhe misionet e huaja”, insistoi Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Do trafikonte 53.3 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 46-vjeçari në Qafë-Thanë

Do trafikonte 53.3 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 46-vjeçari në Qafë-Thanë