Deklaratat e PD,Policia: 2.800 policë
me procedim penal, ja ç'trashëguam

Deklaratat e PD,Policia: 2.800 policë<br />me procedim penal, ja ç'trashëguam
Procedimi penal ose arrestimi i punonjësve të policisë që kanë lidhje me krimin, sipas Policisë së Shtetit është kundërpërgjigja më e mirë e deklaratave të PD.

Në deklaratën për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është shprehur se janë mbi 2.800 punonjës policie në procedim penal dhe disiplinor, që sipas tij tregon mjaft qartë përpjekjet e Policisë së Shtetit për ta pastruar atë nga  "kriminalët". Këto të dhëna sipas tij, janë një shembull konkret se çfarë policie është trashëguar nga qeveria e vjetër.
 
"Kaq mjafton për të kuptuar çfarë policie trashëguam, por edhe vullnetin tonë për të ndërtuar integritet, duke pastruar nga policia të gjithë ata që shkelin ligjin. Çdo polic në hetim apo i arrestuar, është konfirmim i përpjekjes sonë për Policinë e gjeneratës tjetër, që u shërben qytetarëve dhe zbaton ligjin", shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.
 
Gjithashtu zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme shprehet se të përgjithësosh të gjithë Policinë e Shteti e të thuash se është e lidhur me krimin nuk është aspak e drejtë.

"Të sulmosh të gjithë Policinë për pastrimin e të korruptuarve nga radhët e saj, është si të sulmosh z. Alibeaj pse ka familjarë të tij që kanë probleme me ligjin", mbyllet deklarata.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noziyn! Garanci pasurore 50 mln lekë

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noziyn! Garanci pasurore 50 mln lekë