Deklaratat e Ramës në Kosovë, Basha:
Mashtruesi hapi thesin dhe në Prishtinë

Deklaratat e Ramës në Kosovë, Basha:<br />Mashtruesi hapi thesin dhe në Prishtinë<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Ramës në Kosovë që sollën edhe reagimin e ashpër të Ramush Haradinaj. Basha thotë se Rama, pasi vodhi zgjedhjet, futi kriminelët në parlament dhe çoi 500 mijë shqiptarë në emigracion, tani i jep mend Kosovës.

“Mashtruesi i Tiranës paska hapur thesin edhe në Prishtinë. Futi kriminelët në qeveri dhe parlament, e mbushi vendin me drogë, çoi 500 mijë shqiptarë në emigracion, vodhi zgjedhjet, dhe tani po i jep mend Kosovës. Turpi i shqiptarëve, ky gënjeshtar i droguar” shkruan Basha  në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sulmuar shefin e qeverisë shqiptare pas deklaratave të Ramës për demarkacionin me Malin e Zi. Rama deklaroi sonte në ‘Klan Kosova’ se Demarkacioni me Malin e Zi do të duhej të votohej me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës.

E menjëhershme dhe e ashpër ishte përgjigja e kryeministrit Ramush Haradinaj pas kritikave. Shefi i qeverisë së Kosovës i ka kërkuar Ramës që të shikojë punët e veta në Shqipëri.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024