Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar sot ndaj akuzave të bëra nga ana e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ku ka kërkuar me forcë që drejtësia të lihet e qetë, pasi klima e shantazhit ëhstë jashtë logjikës së funksionimit të institucioneve.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, unioni i prokurorëve shton se, është i shqetësuar për insinuatat që shkojnë deri në sulme personale dhe i bën thirrje ndërkombëtarëve për të mos lejuar ndikimin e politikës
Ky union shton se, prokurorët janë të vetëdijshëm se detyra e prokurorit është detyrë e vështirë, por kërkojnë me forcë mbështetjen e shtetit shqiptarë.
Ja deklarata e plotë UPRSH
UPRSH shpreh shqetesimin per insinuatat qe shkojne deri ne nivelin e sulmeve personale ndaj anetareve te tij dhe ndaj funksionareve te drejtesise ne teresi.
UPRSH vlereson se te tilla insinuata per te paraqitu rprokuroret si pale me njeren ose tjetren force politike sa here qe fillojne procedime penale apo kryhen hetime paraprake per funksionare apo ish-funksionare te larte te Shtetit shqipetar, nuk jane ne te njejten vale me kerkesat per nje reforme te drejte ne drejtesi, reforme qe si perceptohet nga anetaret e ketij unioni nga leximet e qendrimeve te partnereve evropiane dhe amerikane, do te duhet te sjelle pavaresi te vertete te sistemit te drejtesise nga politika dhe perfundimin e asaj qe artikulohet si ‘koha e pandeshkueshmerise duhet te perfundoje’.
Ne besojmë se deklarata akuzatore përgjithësuese nuk i shërbejnë aspak klimës bashkëpunuese ndërmjet institucioneve ligjzbatuese dhe forcimit të shtetit ligjor në Shqipëri.
Klima e shantazhit dhe presionit publik ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve është jashtë logjikës së funksionimit normal të institucioneve shtetërore dhe kjo mënyrë komunikimi ndikon negativisht në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit
UPRSH I ben thirrje te gjithe partnereve nderkombetare per te mos lejuar ndikimin e politikes qe per arsyet e saj te ushtroje presion te cdo lloj forme apo natyre mbi punen e perditshme te prokuroreve anetare te unionit dhe jo vetem.
Te vetedijshem se detyra e prokurorit ne Republiken e Shqiperise eshte nje detyre e veshtire , kerkojme me force mbeshtetjen e Shtetit shqiptar, pjese te te cilit jemi, per te kryer detyren te pandikuar , pa presione politike dhe pa u shantazhuar ne emer te Reformes ne Drejtesi.
UPRSH ka qene pjese aktive e diskutimeve te natyres teknike per sakohe qe diskutimet mbi reformen lidhur me formen e permbajtjen e saj ishin ne duart e eksperteve te nivelit te larte shqipetare dhe nderkombetare, eksperte qe kane gjithe vleresimin e UPRSH. Ne kohen kur diskutimet mbi reformen ne drejtesi kaluan ne nivel politik, konstatojme me keqardhje se as ekspertet dhe as funksionaret e drejtesise nuk konsiderohen me si pjese e zgjidhjes dhe e berjes se reformes .
Ne perfundim te ketij reagimi kerkojme edhe nje here me force qe drejtesia te lihet e qete, qe prokuroret te jene te lire te hetojne si bejne cdo dite ne bashkepunim me oficeret e policies gjyqesore te policise se shtetit, doganave, tatimeve dhe institucionet e tjera shteterore.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com