Deklaratat e Trump për Groenlandën/ Kancelari Olaf Scholz i kundërvihet presidentit të SHBA: Kufijtë s’ndryshohen me forcë

Deklaratat e Trump për Groenlandën/ Kancelari Olaf Scholz i kundërvihet presidentit të SHBA: Kufijtë s’ndryshohen me forcë

Mette Frederiksen dhe Olaf Scholz

Kufijtë nuk ndryshohen me forcë. Me këto fjalë kancelari gjerman Olaf Scholz duket se komentoi ambiciet e Donald Trump për marrjen e Groenlandës. Në krah të kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen, në një konferencë shtypi në Berlin, Scholz artikuloi edhe në gjermanisht edhe në anglisht: “kufinjtë nuk mund të ndryshohen me forcë".

Scholz nuk i sqaroi gazetarët nëse ajo që tha I referohej Groendlandës, ndërsa kryeministrja Mette Frederiksen, tha se me kancelarin diskutuan çështjet e sigurisë dhe kërcënimet e Rusisë.

Kancelari gjerman njoftoi një takim të 27 krerëve të shteteve të BE javën e ardhshme në Bruksel ku do të diskutohet për një industri më efiçente të mbrojtjes.

Kryeministrja daneze takoi më pas edhe presidentin e Francës, Emanuel Macron, si dhe kreun e NATO-s, Mark Rutte. 

Situata e sigurisë në Evropë “nuk ka qenë kurrë më e vështirë,” tha ajo, ndërsa minimizoi shqetësimet për një “kërcënim ushtarak ndaj Grenlandës” nga Trump

“S’kemi kaluar kurrë më parë në jetën time një periudhë kaq të vështirë sa kjo që po kalojmë tani. E vetmja rrugëdalje është bashkëpunimi më i ngushtë dhe më i fortë evropian,” deklaroi ajo, sipas mediave daneze.

“Bashkëpunimi transatlantik është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin tonë të përbashkët. Do të bëj gjithçka që kam në dorë për të ruajtur këtë aleancë, e cila ka sjellë paqe dhe stabilitet që nga Lufta e Dytë Botërore, jo vetëm për Danimarkën, Evropën dhe SHBA-në, por për të gjithë botën,” shtoi Frederiksen.

Ajo pranoi gjithashtu se bashkëpunimi i Evropës me administratën Trump “do të jetë i ndryshëm,” duke vënë në dukje komentet e tij mbi çështjet tregtare.

“Por për një kohë të gjatë kam qenë e bindur se, pavarësisht se çfarë ndodh në SHBA, Evropa duhet të qëndrojë më e fortë dhe më e pavarur në pozitat e saj,” deklaroi kryeministrja daneze.

Ajo gjithashtu bëri me dije se ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, ka zhvilluar bisedime me homologun e tij amerikan, Marco Rubio, javën e kaluar, si dhe se ka kontakte të tjera me administratën amerikane “në nivele të ndryshme.” Megjithatë, ajo refuzoi të komentonte detajet specifike të këtyre diskutimeve.

Takimet vijnë vetëm pak ditë pasi Donald trump ripërsëriti ambicien për marrjen e Groenlandës dhe se Danimarka duhet të heqë dorë nga kontrolli I ishullit autonom arktik.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë