Deklaratat e Vlahutin, shpërthen
deputeti i PD:Të q***** moj shegë

Deklaratat e Vlahutin, shpërthen<br />deputeti i PD:Të q***** moj shegë<br>
Në kampin e opozitës, qëndrimet ndaj ambasadores së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin sa vijnë e radikalizohen.

Deputeti i Partisë Demokratike në rrethin e Lushnjes Myslim Murrizi, duke iu referuar deklaratave të djeshme të ambasadores, të përcjellë nga dy gazeta, ka reaguar ashpër, ndaj faktit që sipas tij, edhe pse BE-ja e ka shtyrë anëtarësimin e Shqipërisë pas 2025-n, ambasadorja vazhdon të flasë se qeveria dhe opozita duhet të veprojnë me punë dhe dashuri për integrimin.

Për të ironizuar ambasadoren, me sa duket, Murrizi ka përdorur një lojë fjalësh lidhur me një shprehje të myzeqesë dhe fjalën “shegë” e ka lënë vetëm me një “q” që vijon nga një hapësirë boshe, në mënyrë që ajo të mund të merret me dy kuptime.

Statusi i Murrizit në Facebook

Per 4 vjet qe shkuan, degjuam si gjetje te rralle, shprehjen: ME QETESI E DASHURI. Dhe prap, ne BE , nuk na pranuan. Romana dje,e paska ndryshuar. ME PUNE DHE DASHURI. Por prap ne BE pas 2025 kane thene ATA qe e kane ne dore kete “ PUNE”. Si i behet edhe pas kësaj “shpikje” te Vllahutiniit???? Besoj qe ka per ta ndryshuar shpejt. BE na “ DO”, me:  DROGE ME DASHURI, DHE PA REFORMEN NE DREJTESI. Ne MYZEQE, per shprehje te tilla “ brilante”, dhe kur i artikulon nje ZONJE, thone: Te Q...... MOJ SHEGE SE NA NGELI PLENCI VARE.”

murrizi

(Reagimi i Murrizit në Facebook ndaj Romana Vlahutin)

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet