Deklaratat për veriorët? Rama:
Nuk fola kundër tyre, keqkuptim

Deklaratat për veriorët? Rama:<br />Nuk fola kundër tyre, keqkuptim
Kryeministri Rama nga Shkodra mohoi të ketë bërë deklarata raciste nga qyteti Sarandës dy ditë më parë. Duke e lidhur me legalizimet, ai tha se në 18 muaj qeveria ka bërë 40 mijë legalizime, ndërsa kundërshtarët e tij i përdorin për tu turrur kundër bunkerëve imagjinarë.

“Episodi i tretë, “Edi Rama në Sarandë foli kundër veriorëve, përdori tone raciste”, thanë. Një kriminalizim në vazhdën e gjithë kësaj historie. Çfarë thashë unë, në të vërtetë. Unë nuk fola kundër veriorëve. Mua më kanë vënë në gojë më parë, edhe një tjetër histori, të cilën e keni dëgjuar. Shkonin në zonat informale dhe thoshin “Mos votoni Edi Ramën! Ai ju thotë çeçenë. Ai, sa gdhihet e deri sa ngryset thotë “do jua tregoj unë çeçeneve. Sa të vij unë, do i marr çeçenet dhe do i çoj andej nga kanë ardhur, do t’jua shemb shtëpitë!”” Turp!

Ajo që unë thashë është e thjeshtë dhe e kemi thënë edhe më parë se në bregun Jon nuk ka, për më tepër, asnjë problematikë të krijuar nga njerëzit që kanë ardhur nga veriu dhe kanë ndërtuar në plazh. S’ka të tillë. Në bregun Jon ka një histori tjetër dhe për atë fola unë, për ata që i solli Saliu nga Alpet e që na dolën pronarë tokash! Për të mos shkuar më tutje dhe për të thënë ca emra. Fola për 50 mijë hektarë deri tani, që janë konstatuar falsifikim dhe që ne i kemi futur në procedurë që t’ia kthejmë shtetit. Deri tani 50 mijë hektarë. Për këta fola unë. Por e shikoni sesi funksionon mekanizmi i kriminalizimit, mbrojtja më e mirë është sulmi dhe o burra! të deformojmë të vërtetën dhe t’ia lëmë tjetrit. Në kohën e mëparshme përfundonte me pushkatim, me burgim, me internim.

Sot, mbaron këtu, se lavdi Zotit! nuk vazhdon më tutje. Fillon dhe mbaron tek degjenerimi në publik i tjetrit, pa dashur me ditur fare ka apo s’ka të vërtetë, ka apo s’ka prova, ka apo s’ka fakte, por vetëm me një përpjekje djallëzore dhe të vazhdueshme për të nxjerrë përfitim nga çdo pakënaqësi, nga çdo dëshpërim, nga çdo lëndim. Natyrisht që ai që nuk ka bukë, ai që mezi nxjerr ditën, ai që në fund të ditës nuk di si do gdhihet të nesërmen, sepse duhet të ushqejë fëmijët dhe nuk ka punë, është target dhe është jo shumë e vështirë ta manipulosh dëshpërimin e tij.

E kjo 25 vjet me radhë. Për të ardhur tek veriorët dhe tek ata të cilëve iu thuhej se po votuat Edi Ramën, do t’ju ngrejë me gjithë plaçka dhe do t’ju çojë nëpër male. Sa legalizime janë bërë deri tani? 18 muaj ka që funksionon struktura e ALUIZNI­t, sepse 6 muajt e parë u desh një herë të mblidhnim letrat që i kishin lënë nëpër korridore, nëpër tualetet pa dyer e pa dritare të ALUIZNI­t e nëpër oborre. Sa shqiptarë dhe kryesisht nga ata të cilët “unë do t’i përzija” e kanë sot shtëpinë e tyre, pronë të tyre? Sot, 40 mijë! Sa legalizime u bënë në 8 vjet, të atyre që medemek i përfaqësonin dhe që në fakt i përdornin e i përdornin vetëm për t’i turrur kundër bunkerëve imagjinarë? 21 mijë në 8 vjet. 40 mijë kemi bërë ne. Dhe nga 21 mijë legalizime në 8 vjet të tyre, 90% janë biznes; njësi tregtare, dyqane, motele, hotele e me radhë.

Dhe pikërisht aty ku kanë qenë llokmat më të mëdha, në buzë të rrugëve, në parqe, në monumente kulture, aty ku toka ka kushtuar më shumë dhe aty ku ryshfeti ka qenë më i madh. Natyrshëm! Ndërkohë që nga 40 mijë legalizime që kemi bërë ne, 99% më shumë janë shtëpi dhe ritmi nuk ka qenë ai që ne duam”, tha Rama.

Redaksia online
(S./s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska