Deklaratat për ngjarjen e 21 Janarit
gjobiten mjekët e Ushtarakut

TIRANE- Urdhri i Mjekut ka marrë masa disiplinore me paralajmërim dhe 100 mijë lekë gjobë ndaj dy mjekëve të spitalit të Traumës, Alfred Gega dhe Sami Koçeku, për deklaratat e dhëna më 21 janar. Komisioni disiplinor, pas kërkesës të ministrisë së Shëndetësisë për hetim të deklaratave të këtyre që sipas saj kishin gënjyer duke thënë se protestuesit e vrarë u qëlluan nga afër, ka konkluduar se ata kanë shkelur etikën profesionale dhe kanë nxjerrë sekretin profesional.
 
Vendimi do t’i dërgohet të hënën Ministrisë së Shëndetësisë, e cila mund ta pranojë ose të vendosë ta apelojë. Deklaratat janë bërë në analizën vjetore të Urdhrit të Mjekut, ku është vënë theksi tek lëvizjet e shumta në administratën e shëndetësisë, të cilat pengojnë zhvillimin cilësor të këtij sektori jetik.
 
Për vitin 2013 në zyrat e Urdhrit të Mjekut janë depozituar 57 ankesa nga pacientët ndaj mjekëve, nga të cilët për 3 mjekë është marrë masa disiplinore ndërsa 8 janë në ndjekje nga organet e drejtësisë. Ndërsa për vitin 2014 deri më tani janë depozituar 13 ankesa ndaj punës së mjekëve.
 
ANKESAT E PARAQITURA PRANË URDHRIT TE MJEKUT

VITI 2013
57 ankesa ndaj mjekëve
40 ankesa janë nga Tirana
28 ankesa janë tërhequr
16 ankesa janë zgjidhur me mirëkuptim
5 kanë kaluar në gjykim disiplinor
3 kanë marrë paralajmërim
2 mjekë të pafajshëm
8 ankesa po ndiqen nga drejtësia
 
VITI 2014
13 ankesa deri më tani
5 ankesa u mbyllën me mirëkuptim
6 ankesa kanë kaluar në komision disiplinor
1 mjek ka marrë vërejtje
1 mjekë i pafajshëm
1 mjekë ka marrë gjobë dhe paralajmërim
1 mjekë i është hequr licenca për 3 muaj
4 ankesa po shqyrtohen

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet

Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet