Deklaratat për të rënët e luftës, Trump: 'Gazetarja e Fox News duhet të pushohet nga puna'

Deklaratat për të rënët e luftës, Trump: 'Gazetarja e Fox News duhet të pushohet nga puna'

Presidenti amerikan akuzohet nga mediat se i ka quajtur  të rënët e luftës "pinjollë".

 “Jennifer Griffin duhet të pushohet nga puna për këtë lloj raportimi. Asnjëherë nuk na thirri për të mësuar mendimin tonë. Fox News është zhdukur!

Kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump për gazetaren e Fox News, pasi sipas tij ajo ka keqinterpretuar deklaratat mbi ushtarët e vrarë në Luftën e Dytë Botërore. Revista "Atlantic" ka publikuar një lajm ku thuhet që presidenti Trump , para disa kohësh ka refuzuar të vizitojë një varrezë ushtarësh amerikanë jashtë Parisit pasi sipas tij ata ishin “pinjollë dhe humbës”.

Shumë media e kanë publikuar lajmin e Atlantic dhe midis tyre ishte dhe gazetarja e Fox News Jennifer Griffin.

Gazetarja në postimin e saj kishte shtruar pyetjen se përse dikush do të dëshironte të bëhej ushtar, por nuk kishte dashur të nderonte të vdekurit e luftës në Aisne-Marne,  varreza që janë  në Francë.

Deklarata e Trump mori edhe më shumë vëmendje pasi deri tani Fox News është parë si një media Pro-Trump.

Presidenti hodhi poshtë akuzat këtë duke e cilësuar si një situatë të motivuar politikisht pas asnjë të vërtetë pas saj./ Përgatiti Suada Mehmetaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre