1680500141_bakhmut.JPG

Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin , ka njoftuar se forcat e tij të përfshira në betejën për rajonin e Bakhmutit kanë filluar të marrin municion nga Rusia. Javën e kaluar Prigozhin, me video, akuzoi ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shtabin e përgjithshëm për dështimin e furnizimit me municion, duke u ankuar gjithashtu për një shkallë të tepërt të humbjeve njerëzore në betejën e përgjakshme për zotërimin e qytetit ukrainas. 

Më 10 maj të ardhshëm, pritej që çeçenët të zëvendësonin grupin Wanger që paralajmëruan largimin. Tani situata duket se ka ndryshuar: në një mesazh audio të lëshuar nga zëdhënësi i tij, Prigozhin tha se ai ka filluar të marrë municion dhe se njerëzit e tij po përparojnë. Ai shtoi se trupat ukrainase ende kontrollojnë "rreth 2.36 kilometra katrorë" të territorit të Bakhmutit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm rus në shkallë të gjerë me dronë dhe raketa në Kiev dhe Odessa, shpërthime dhe zjarre! Prigozhin nuk e lë Bakhmutin