Dekolteja e sikletshme e Vogue

Dekolteja e sikletshme e Vogue
Një zbrazëti e sikletshme e dekoltesë së modeles amerikane Jacquelyn Jablonski, protagoniste e kopertinës së fundit të versionit Vogue Turqia, ka shkaktuar debate të forta në media, në lidhje me keqpërdorimin e imazheve nëpër revista. Modelja, një brune vezulluese e veshur me një këmishë të kuqe dhe një fund të care, stiluar nga Daniela Paudice është bërë objekt diskutimesh në Turqi. Fatkeqësisht një prekje e tepruar me photoshop duket sikur ka dëmtuar të gjitha format e modeles, e veçanërisht pjesën e gjoksit, që sipas mediave ka si qëllim nxjerrën në pah efektin të dekoltesë së këmishës. Ndoshta edhe Turqisë i ka ardhur rradha të vendosë një ligj i cili ka hyrë në fuqi në Anglia, sipas të cilit revistat duhet të publikojnë edhe një version të paprekur me photoshop të modeleve me qëllim që të mos gënjejnë blerësit me imazhe pothuajse engjëllore, sidomos adoleshentet që i ndjekin si shembull.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë