SPAK ka nisur hetimet ndaj personave që dyshohet se kanë nxjerrë sekretin hetimor në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Hetimet kanë nisur për funksionarët e drejtësisë, personelin administrativ të organeve procedurale, si dhe çdo person tjetër që ka marrë dijeni për veprimet procedurale për shkak të funksionit të tij, të cilët mundet të kenë zbuluar të dhënat sekrete ndaj personave të tretë.
‘Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet për kryerjen e veprës penale ”Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.
Fillimi i hetimeve kryesisht për këtë vepër penale është bërë për shkak të zbulimit ndaj të tretëve të të dhënave dhe të përmbajtjes së akteve procedurale, të cilat përbëjnë ”sekret hetimor”, që lidhen me veprimet procedurale të paraqitjes dhe të shqyrtimit të kërkesës me objekt caktimin e masave të sigurimit në ngarkim të shtetasve V.D etj, të kryera në kuadër të procedimit penal nr.197 viti 2020 të Prokurorisë së Posaçme.
Objekt i hetimeve do të jenë veprimet e të gjithë personave të përfshirë në kryerjen e veprimeve procedurale për caktimin e masave të sigurimit për procedimin penal nr.197 viti 2020, duke përfshirë funksionarët e drejtësisë, personelin administrativ të organeve procedurale, si dhe çdo person tjetër që ka marrë dijeni për veprimet procedurale për shkak të funksionit të tij, të cilët mundet të kenë zbuluar të dhënat sekrete ndaj personave të tretë.’-njofton SPAK.
Lejimi i katër kateve shtesë në pallatin e ndërtuesit Fiqiri Farruku në lagjen 5 në Durrës, është njëra nga akuzat me të cilat SPAK kërkoi arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe 9 personave të tjerë. Report TV ka siguruar kërkesën e plotë të prokurorisë drejtuar gjykatës së posaçme, në të cilën sqarohet se punimet për pallatin, që sot është 11 kate, kanë nisur në vitin 2010, fillimisht me një aplikim në Bashkinë e Durrësit për vetëm 7 kate, përdorur kjo si truk për të shmangur nevojën e një studimit sizmiologjik, i cili është i detyrueshëm për pallate mbi 7 kate. Por në vitin 2012, pallati përfundoi jo me 7 kate, por me 4 të tjera shtesë nga projekti fillestar.
Në lidhje me faktin e dytë të hetuar SPAK thotë se për shkak të disa gabimeve në llogaritje tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të vendimit të Këshillit të Ministrave.
Deri tani janë ekzekutuar 6 nga 10 urdhërarrestet e firmosura nga prokurori dhe Sotir Kllapi dhe firmosur paraditen e 6 qershorit 2023, nga gjyqtari i GJKKO-së Erion Bani. Urdhër arrestet janë ekzekutuar ndaj Vangjush Dakos, Fiqiri Farrukut, Adrian Bulkut, Adnand Toçilës, Meri Seminit dhe Firzilet Hajdërit.
O Spak te parët qe dekonspirojne kallëzimet jane njerëzit e sekretarise dhe vete prokurorët....eshte HATA E MADHE FATKEQËSISHT!
PërgjigjuPo ne a nuk ishim "Njeriu i ri" ku spiunonte vellai-vellane or teeeejjjjj