Dekonspirimi në SHISH, prokuroria 
“skaner” 2 kolegëve të Florian Bushit

Dekonspirimi në SHISH, prokuroria <br />“skaner” 2 kolegëve të Florian Bushit
Dëshmia e inspektorit të SHISH Florian Bushi, se ai qëndron në zyrë me dy punonjës të tjerë të SHISH, duke hamëndësuar se ata mund të kenë nxjerë materialet sekrete nga kompjuteri i tij dhe dërguar Ilir Memushajt, ka detyruar Prokurorët e Krimeve të Rënda që të shtrijnë verifikimet e tyre dhe për dy agjentë të SHISH, kolegë të Florian Bushit.

Ky i fundit nuk ka pranuar autorësinë e krimit, por ka pranuar se ka njohje me Memushaj, kjo për shkak se që të dy janë nga Vlora. Memushaj në dëshminë e tij ka aluduar se ai ska dërguar asnjë material sekret tek Memushaj, por ka shtuar se dy kolegët e tij tëg zyrës mund të kenë gisht në këtë ngjarj. Pavarësisht kësaj pozicioni i Bushit është në vështirësi, pasi në telefonin e Memushaj është gjendur emri i tij, duke i dërguar dokumentat sekrete që SHISH përgjonte për Denis Kasaj dhe kunatin e tij Klement Kastratin.

Mësohet se agjenti i SHISH,i ka fotografuar dokumentat gjatë orarit të punës dhe më pas ia ka nisur me “Viber” nga telefoni i tij në telefonin e Memushaj. Ky transferim është bërë jashtë orarit të punës.

Relacioni i SHISH
Teksa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arrestuar agjentin e SHISH si të implikuar në afera korruptive me anëtarë të grupeve mafioze në Vlorë, burime pranë institucionit të akuzës pohuan se tashmë për këtë çështje ka nisur verifikimet dhe vetë Shërbimi Informativ Shtetëror. Ka qënë kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, që ka urdhëruar strukturat e tij të hetojnë me imtësi dosjen e agjentit Florian Bushi, dhe lidhjet e tij me kontigjentë të rrezikshëm kriminal.

Mësohet se vetë SHISH për këtë ngjarje, ku një agjent i tij informonte trafikantët për përgjimet e SHISH dhe Prokurorisë, pas hetimeve të plota ka dalë me një relacion, të cilin tashmë ja ka vënë në dispozicion prokurorisë.Sipas këtij relacioni personi që ka dërguar materialet sekrete tek Ilir Memushaj është Florian Bushi, ndërkohë për këtë çështje po verifikohen dhe disa agjentë të tjerë.
Visho u heq telefonat

Nga ana tjetër pas skandalit të ndodhur në zyrat e SHISH, mësohet se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Visho Ajazi, janë shtuar masat e sigurisë në institucion. Burimet thonë se asnjë punonjës i institucionit nuk do të ketë në zyrë aparatin celular. Aparatet duhet të dorëzohen në hyrje, ku edhe i nënshtrohen një kontrolli rigoroz fizik, në zatim të urdhërit për të mos lejuar punonjësit me celularët personal apo të punës gjatë qëndrimit në zyrë. Ky rregull, mësohet se është vendosur në zyrat e përgjimeve parandaluese që kryen institucioni i Shërbimit Informativ Shtetërore.

Shkak për ashpërsimin e masave, është bërë arrestimi i inspektorit Florian Bushi, i dyshuar si personi përgjegjës i nxjerrjes së sekretit të institucionit, duke i dërguar disa foto me përgjime telefonike shtetasit Ilir Memushaj.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!