Dekoratat, Doda:Komisioni i Sigurisë
po tenton të bllokojë draftin e PDIU

Dekoratat, Doda:Komisioni i Sigurisë<br />po tenton të bllokojë draftin e PDIU
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka kërkuar në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit heqjen e dekoratave të xhelatëve të komunizmit. Doda tha se drafti i propozuar prej saj dhe kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi nuk është shqyrtuar nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare ndonëse është depozituar që në muajin dhjetor të 2015, duke kërkuar për pasojë edhe një hetim administrativ nga ana e Kuvendit për respektimin e rregullores.

“Akt të paprecedent për parlamentarizmin pasi më 9 shkurt komisioni i Sigurisë, këtu e kam fjalën për të fortët, trimat dhe ish-sigurimsat e këtij komisioni, kanë marrë në shqyrtim ligjin për heqjen e medaljeve të titujve të nderit dhe nuk kanë marr vendim për të kaluar në seancë plenare. Përpjekje mjerane për ta ngecur ligjin pa e çuar në seancë plenare. Le ta ngelin me votë, por ndryshe parlamenti do të bllokohet deri në fund. Ndryshe ky parlament nuk do të ketë legjitimitet pasi në akt të paprecedent po tentohen të mbyllen procedurat” tha Doda duke shtuar se ish hetues dhe ish-prokurorë janë në krye të komisioneve parlamentare, dhe sipas saj përgjegjës për dhënien e dekoratave.

Heqja e titujve sipas Dodës do të krijojë një klimë tjetër në Shqipëri, atë të ndarjes përfundimtare nga krimi.

Deklarata për media të deputetes Mesila Doda
Në një akt të paprecedent për parlamentarizmin shqiptar, më dt 09/02 trimat, hetuesit dhe ish-komunistët e ish-sigurimsat e Komisionit të Sigurisë morën në shqyrtim pa praninë dhe pa lajmërimin e iniciatorëve të  ligjit për medaljet,  ligjin e depozituar më dt.... për ndryshimin e ligjit për medaljet dhe titujt e nderit.  Paralelisht me këtë draft dhe shumë i ngjashëm me të u depozitua edhe ligji i deputetëve Taulant Balla dhe Edi Rama, i cili duke mos pasur kohë dhe në urgjencë të panevojshme e depozitoi ligjin, si deputet i thjeshtë dhe jo si Kryeministër.  Megjithatë, akti i Komisionit të Sigurisë lë  pa fjalë këdo që ka marrë pjesë në jetën parlamentare shqiptare përgjatë këtij çerek shekulli, pasi nuk pranon ta shqyrtojë dhe e kthen për mendim tek Këshilli i Legjislacionit duke e cilësuar si antikushtetues. Komisioni i Sigurisë mund ta aprovonte apo rrëzonte, mund ta kthente për papajtueshmëri si komision përgjegjës me argumentin se ky ishte lëndë legjislative më e përshtatshme për Komisionin e Ligjeve, por që një komision ta dënojë me vdekje një ligj të propozuar, ku nuk është as prerogativë e tij e as i takon?! Për këtë shprehet Gjykata Kushtetuese ose vendimi me të cilin kalohet në seancë parlamentare.

Sot unë kam disa pyetje publike për anëtarët e komisionit.

Së pari, opozita në komision është dakord me antikushtetueshmërinë e këtij akti, a është ky edhe mendimi i opozitës? Pra zoti Noka si nënkryetar komisioni bashkoheni me zotin Braho që ti heqësh xhelatëve dekoratat e nderit, kjo është e padrejtë dhe antikushtetuese?

Së dyti, pse nuk është dërguar bashkë më këtë ligj edhe ligji i propozuar nga deputetët  Edi Rama dhe Taulant Balla? Objekti është i njëjtë, ndryshimet janë të ngjashme? Pse ka dy standarde trajtimi një servilizëm i turpshme ndaj kryeministrit? A është dakord opozita me këtë akt?

Së treti, shërbimit përgjegjëse të Kuvendit të dërgojnë aktin për procedurë disiplinorë ndaj atyre që kanë thyer Rregulloren e Kuvendit dhe kanë dërguar në kalendat greke ligjin e medaljeve.

Së fundmi, e dinim që do ju dhimbte në shpirt heqja e dekoratave për xhelatët disa prej të cilëve janë në këtë parlament, përgjegjës për katrahurën  politike që jetojnë qytetarët shqiptarë, por kjo nuk na bën të tërhiqemi  nga asnjë iniciativë e jona.

Ditën për diell do dalin gjithë krimet që janë kryer dhe nderimet që nuk janë një e drejtë, por një mirënjohje që shoqëria jep për individët më të mirë të saj, nuk do mund ti gëzoni. Nuk do ndalemi, të kërkojmë respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores së Parlamentit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)