Dekori i Tiranës, Rama: Si qendër
tregtare, Bashkia: Ti s'e bëre kurrë

Dekori i Tiranës, Rama: Si qendër<br />tregtare, Bashkia: Ti s'e bëre kurrë
TIRANE - Festimet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit, kanë përplasur sërish Partinë Socialiste dhe Bashkinë e Tiranës.

Në faqen e tij në rrjetin social Twitter, kreu i PS-së, ka publikuar një foto të Pallatit të Kulturës, duke u shpreh se është dekoruar si të ishte një qendër tregtare që reklamon shkumë rroje me një çmim të leverdisshëm.

“Pallati i Kulturës dekorohet për 100-vjetorin si të qe Qendër Tregtare që reklamon shkumë rroje me çmim të leverdisshëm” shkruan Rama në Tëitter.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat ka reaguar Bashkia e Tiranës duke ironizuar atë që e quan pasionin e papritur të zotit Rama për dekorimin e bashkisë, pasi prej 11 vjetëve ai nuk e dekoroi asnjëherë Tiranën për Festën e Flamurit. Në deklaratë njoftohet se dekorimi i Pallatit të Kulturës nga Bashkia Tiranës do të nisë më 15 nëntor.

“Bashkia e Tiranës përshëndet pasionin e papritur të zotit Rama për dekorin e Bashkisë. Edhe pse gjatë 11 vjetëve nuk e dekoroi asnjëherë Tiranën për Festën e Flamurit, më mirë vonë sesa kurrë. Mesa duket ish-kryetari duhet të pushonte një vit që të kuptonte rëndësinë e dekorimit të kryeqytetit për 28 Nëntor. Dhe së fundmi për ta qetësuar ish-kryetarin e informojmë se dekorimi i Pallatit të Kulturës nga Bashkia e Tiranës do të nisë më datë 15 Nëntor”, thuhet në deklaratë.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot