Dekorohen ushtarakët pjesëmarrës në tetë misione të NATO-s

TIRANË, 15 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ - Batalioni i Forcave Speciale, dy ushtarakë ameriakanë dhe komandantët e kontigjenteve pjesmarrës në 8 misione të NATO-s, u dekoruan sot nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Në fjalën e tij, Presidenti Nishani u shpreh se, "është një kënaqësi e pazakontë të organizojë këtë ceremoni të pritjes së batalionit me emrin kuptimplotë "Shqiponja" pjesëmarrës në 8 misione të NATO-s".
"Në këtë ceremoni do të dekorohen batalioni i Forcave Speciale, dy ushtarakë amerikanë dhe komandantët e kontigjenteve të këtij misioni", tha Nishani.
"193 burrave të Forcave Speciale pjesmarrës në këto 8 misione dhe familjarëve të tyre u adresohet mirënjohja e të gjithëve ne. E njëjta mirënjohje i drejtohet të gjithë ushtarkaëve që kanë marrë pjesë në të gjitha misionet, për kontributin e pamasë që kanë dhënë duke e shndëruar vendin nga konsumator në kontribues për paqen në botë", u shpreh Kreu i Shtetit.
Nga ana tjetër, vijoi Presidenti Nishani, "në cilësinë e Kreut të Shtetit kam privilegjin të përsëris mirënjohjen e sinqertë për SHBA dhe gjithë aleatët, pa mbështetjen e të cilëve nuk do të mund të realizohej as anëtarësimi në NATO, as pjesëmarrja në këto misione".
"Me rastin e përmbylljes me sukses të misionit luftarak të njësisë tuaj, dëshiroj që secilit nga ju që ka kontribuar në këto 8 misione t'u shpreh mirënjohje të thellë për sakrificat, profesionalizmin dhe kontributin që secili prej jush ka treguar", tha Nishani.
Ndërkohë, Presidenti u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë të vendit që të inventarizojnë me përgjegjësi çdo kontribut të ushtarakëve shqiptarë. "I bëj thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë të vendit se kemi përgjegjësinë të inventarizojmë çdo kontribut tuajin", tha Presidenti Nishani.
Në ceremoninë e dekorimit merrte pjesë edhe ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, i cili në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi Shqipërinë për kontributet e saj në misionet e NATO-s. "Në emër të 27 vendeve të tjera aleate të NATO-s falenderojmë Shqipërinë për kontributet e saj në operiaconet e kaluara dhe të tjera që do të vijojnë", tha Arvizu.
Sipas ambasadorit amerikan, ky kontribut është "gur kilometrazhi në formimin e marrëdhënieve me NATO-n".
Ambasadori Arvizu theksoi se, "Shqipëria ka treguar përkushtim ndaj NATO-s".
Arvizu nuk harroi pa kujtuar edhe sakrificën e kapitenit Feti Vogli. "Vlerësojmë sakrificën e kapitenit Feti Voglit. Tani ai është dëshmor i historisë shqiptare. SHBA dhe aleatët e NATO-s falenderojnë atë, familjen e tij dhe të gjithë Shqipërinë për gatishmërinë për të qëndruar në anën tonë", u shpreh ambasadori amerikan Alexander Arvizu. /a.ke/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak