Partia Demokratike, nëpërmjet ish-ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi akuzoi sot qeverinë se po shkel ligjet duke rrëzuar dy dektete të Presidentit për Gjykatën e Lartë.
Në në një konferencë për mediat, Eduart Halimi tha se për kryeministrin Rama nuk kanë rëndësi meritat e kandidatëve por sa të varuar janë ata politikisht. Këtë akt ish-ministri Halimi, e quajti goditje të kryeministrit Rama ndaj Presidentit Nishani.
“Duam të bëjmë të ditur se ligji për Gjykatën e Lartë thotë se Presidenti ka për detyrë të diskutojë kriteret për meritat, jo emra siç kërkoi sot Edi Rama. Dy kandidatët për gjyqtarë plotësonin kriteret që parashikon ligji, janë gjyqtarë karriere, kanë vlerësime të shkëlqyera. Por kandidatët nuk kaluan nga zyra e kryeministrit siç i pëlqen Edi Ramës”, tha Halimi.
“Rama goditi Presidentin. Dhe shqiptarët e kanë të qartë se ata që flasin për sistemin e drejtësisë nuk kanë ndërmend të bëjnë drejtësi”, vijoi Halimi.
Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve rrëzoi sot në mesditë dy dekrete të Presidentit Bujar Nishani për anëtarët e Gjykatës së Lartë.
Me 16 votat e deputetëve të mazhorancës, Komisioni i Ligjeve nuk ka kaluar emrat e Petrit Çenos dhe Gjovalin Përnocës për në seancë plenare me qëllim që të votohen si anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Redaksia Online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com