Dekretet në pritje, Felaj: Shkarkim
të Nishanit? Do zbatojë kushtetutën!

Dekretet në pritje, Felaj: Shkarkim<br />të Nishanit? Do zbatojë kushtetutën!
TIRANE - Ministra e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj ka besim se presidenti Nishani do t'i bindet kushtetutës për të dekretuar në kohë emërimet e dy ministrave të rinj, Ahmetaj dhe Ekonomi, të propozuar nga kryeministri Rama më 16 shkurt.
 
E pyetur nga Shqiptarja.com nëse në rast të kapërcimit të afatit të dekretimit, Kuvendi mund të kërkojë shkarkimin e presidentit, ministrja Felaj përgjigjet: "S’do ketë nevojë. Do të zbatojë urdhërimin e Kushtetutës pa asnjë diskutim".
 
Ministrja Felaj e quan një kompetencë formale dekretimin që kreu i shtetit duhet të bëjë ndaj propozimeve që kërkojnë firmën e tij, zbatimin e së cilës ja urdhëron Kushtetuta. Ministrja thotë se presidenti nuk duhet të shfaqet si militant i verbër partie. Opozita ka hedhur akuza të shumta ndaj ministrit Arben Ahmetaj, i cili aktualisht drejton Ekonominë dhe është në pritje të dekretit për të kaluar në krye të Ministrisë së Financave.
 
"Kushtetuta e urdhëron Presidentin të nxjerrë dekret për propozimet për emërim dhe shkarkim të kryeministrit. Detyrimi është absolut dhe jo opsional që do të thotë se për Presidentin ka vetëm një rrugë, të ushtrojë kompetencën  formale  të nxjerrjes së dekretit. Çdo veprim tjetër, do sillte para nesh jo më një President por një militant të verbër partie që beson se mund t'i mbivendoset sovranit", tha Felaj për Shqiptarja.com.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat