Dekreti, Berisha: Kur merrem
me vepra, s'merrem me fjalë

Dekreti, Berisha: Kur merrem<br />me vepra, s'merrem me fjalë
TIRANE- Kryeministri Berisha shmangu sot komentet në lidhje me dekretin e presidentit Topi për emërimin e Bujar Leskajt në postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sot është një ditë e bukur dita e energjisë. Kur merrem me vepra nuk merren me fjalë” I është përgjigjur interesit të gazetarëve për atë se çfarë mendonte për dekretin e presidentit. Deklarata është bërë pas ceremonisë së inaugurimit të nënstacioni Elektrik i Kasharit, “Tiranë2”

DEKRETIMI
Presidenti Topi propozoi dje Bujar Leskajn si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Vendimi vjen pak kohë pas rrëzimit të kandidaturës së zgjedhur prej Topit, ish-deputetit Sali Shehu, vlerësuar si krejtësisht si i papërshtatshëm për në krye të KLSH-së nga ana e maxhorancës. Në argumentin e mazhorancës, përtej
deklaratave se Shehu nuk plotëson kriteret, pasi duhej një ekonomist në krye të KLSH, dhe jo thjeshtë një specialist policie, pavarësisht sqarimit se kishte dhe juridik, u tha se presidenti Topi nuk ishte konsultuar për këtë kandidaturë. Pikërisht ky element me sa duket ka qënë bazë për rrëzimin e kandidaturës së Shehut. Ndërkohë që Topi me sa duket nuk është konsultuar as për kandidaturën e Leskajt me mazhorancën.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit