Dekreti i parë i Metës, i jep gradën
'Gjeneral Brigade' Kolonelit Kollçaku

Dekreti i parë i Metës, i jep gradën<br />'Gjeneral Brigade' Kolonelit Kollçaku
Pas zgjedhjes dhe betimit si President i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin e parë.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Presidenca njofton se Meta i ka dhënë gradën “Gjeneral Brigade” Kolonel Bardhyl Myrteza Kollçakut me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”.

DEKRET PËR DHËNIE GRADE MADHORE:

Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
Dekretoj
Neni 1
Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë