Presidenti Ilir Meta vendosi që të mos dekretonte ligjin për tarifat gjyqësore duke ia kthyer Kuvendit për rishqyrtim. Report Tv ka siguruar dokumentin me arsyet që sipas Presidentit ligji duhet të rishqyrtohet nga Kuvendi.

Ndër të tjera Meta paraqet si argumente, nivelin e tarifave që sipas tij janë rritur duke paraqitur vështirësi për shtresat në nevojë. Po ashtu edhe mekanizmat e parashikuara në këtë ligj për mbrojtjen e shtresave në nevojë nuk janë të përshtatshme. 

dy.b/shqiptarja.com