Dekreti, Nishani liron nga detyra
ambasadorin shqiptar në Japoni

Dekreti, Nishani liron nga detyra<br />ambasadorin shqiptar në Japoni
Presidenti Bujar Nishani, ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të vendit tonë në Japoni, Bujar Dida. Lirimin nga detyra të ambasadorit Dida, i cili prej shtatë vitesh mban detyrën e përfaqësimit tonë në Japoni është bërë nga me propozim të kreut të qeverisë Edi Rama. “Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit. Dekretoj: Zoti Bujar Dida, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
 
Kërkesa
Për lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në Japoni, Bujar Dida, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ka paraqitur një kërkesë kreut të shtetit Nishani, që në muajin nëntor të vitit 2014. Në kërkesën e ministrisë së Jashtme parashtrohet shqetësimi aktiviteti i shërbimit të jashtëm, si në kuadrin tonë ligjit ashtu edhe në atë ndërkombëtarë ka të përcaktuara rëndësinë e afateve të qëndrimit të një diplomati në detyrë. Ndërsa argumenton se ambasadori i vendit tonë në Japoni, Bujar Dida ka tejkaluar të gjitha afatet ligjore në qëndrimin e tij për 7 vite në detyrën e kryediplomatit shqiptar në Japoni. “Kuadri ynë ligjor i cili rregullon aktivitetin e shërbimit të jashtëm, ashtu edhe praktika ndërkombëtare në këtë fushë kanë të mirëpërcaktuara rëndësinë e afateve dhe periudhës maksimale të qëndrimit të një diplomati në detyrë. Në rastin e sipërcaktuar afatet janë tejkaluar, pasi zoti Dida ushtron detyrën e ambasadori për një periudhë kohore prej 7 vjetësh. Përvoja ka treguar se qëndrimi përtej këtij afati ul performancën e diplomatit duke krijuar kosto për shërbimin e jashtëm në tërësi”, thuhet në kërkesën e ministrisë së Jashtme të datës 17 Nëntor 2014.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes