Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-së, Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Gjithashtu, Nishani ka deklaruar lirimin nga detyra të Kujtim Xhanit, ambasador në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë dhe në Republikën Socialiste të Vietnamit.

Dekretet janë publikuar sot në faqen zyrtare të Presidencës.


Redaksia Online
Shqiptarja.com