Ligji i "Mbetjeve", pas kthimit të dekretit nga Presidenti Nishani, është përfshirë në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor-24 dhjetor.

Më parë ligji do të rikthehet në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, si komision përgjegjës, ndërsa hapi i radhës do të jetë dërgimi për votim në seancë plenare.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nuk i dha dritën jeshile ligjit të menaxhimit të integruar të mbetjeve në 25 Tetor të këtij viti, duke ia rikthyer atë për diskutim Kuvendit.

Në argumentet e tij, Nishani tha se ligji bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi. Po sipas, tij, Shqipëria nuk ka kapacitete teknike për të bërë trajtimin e mbetjeve të importit. 

Dekreti pritet të votohet në një prej seancave të ardhshme të Kuvendit, përpara mbylljes së sesionit parlamentar për këtë vit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com