Dekreti për ligjin e Gjykatës së Lartë
Komisioni i Ligjeve shtyn diskutimin

Dekreti për ligjin e Gjykatës së Lartë<br />Komisioni i Ligjeve shtyn diskutimin
TIRANË - Dekreti i Presidentit Bujar Nishani që kthen ligjin për Gjykatën e Lartë për rishqyrtim në Kuvend do të shtyhet për t’u marrë në diskutim nga Komisioni i Ligjeve ditën e hënë, ndonëse ishte parashikuar të ndodhte këtë të premte. Kjo është lajmëruar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

“Nesër nuk do të ketë mbledhje të komisionit për shkak të diskutimit që u bë lidhur me kalendarin, çështja që ishte për shqyrtim ditën e premte do të shqyrtohet ditën e hënë.”- tha Xhafaj.
 
Komisioni i Ligjeve ndonëse miratoi me konsensusin e opozitës projektligjet e parashikuara në rend të ditës nuk munguan mendimet ndryshe. Për Projektligjin “Për një ndryshim në aktin normativ me fuqinë e ligjit të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve” , deputete e opozitës patën vërejtje për kryeministrin.

“Ky ndryshim në ligj që po bëjmë ne vjen sepse në dhjetor kryeministri ka ndryshuar strukturën, pra me qenë se kryeministri ndryshoi strukturën atëherë hajde t'i vemë mbas fillit dhe parlamenti të ndryshojë dhe ligjin. Nuk e pengonte gjë kryeministrin të priste, të bëheshin ndryshimet ligjore dhe pastaj të kishte ndryshime strukturore, por kryeministri do të jetë edhe kryeparlamentar, edhe kryegjykatës, edhe kryeprokuror, kështu e ka ai.”- tha Halimi.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave