SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, është shprehur se dekreti për ndalimin e emigrantëve ka qenë një nga pikat kryesore të fushatës së tij elektorale.

Ai gjithashtu ka deklaruar se urdhri i tij për ndalimin e hyrjes së emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka patur shumë pak probleme.

Ndërkohë Trump ka postuar disa herë në Twitter duke mbrojtur urdhrin e tij, pasi shumë protesta filluan të zhvilloheshin në SHBA kundër këtij vendimi të presidentit.

“Nuk ka asgjë më të mirë se sa zbulimi i terroristëve para se të mund të hyjnë në vendin tonë”, ka thënë ai.

Gjithashtu Trump ka shtuar se sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, John Kelly, e ka informuar se gjithçka është në rregull dhe ka patur vetëm disa probleme të vogla.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com