Dekreti "Leskaj" për KLSH
skadon afati, diskutimi javën tjetë

Dekreti "Leskaj" për KLSH<br />skadon afati, diskutimi javën tjetë
TIRANE- Është shtyrë diskutimi për dekretin e Presidentit Topi që emëron ish-deputetin demokrat Bujar Leskaj në postin e kreut të KLSH.

Javën e ardhshme, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë pritet të shqyrtojë dekretin e Presidentit për kreun e ri të Kontrolli të Lartë të Shtetit.

Zyrtarisht, afati për shqyrtimin e kandidaturës së Bujar Leskajt për kreun e këtij institucioni ka skaduar më dy ditë më parë, ndërkohë që Kuvendi nuk ka dhënë ende një version për qëndrimin ndaj kësaj kandidature.

Burime pranë Parlamentit, për gazetën "shqiptarja.com" bëjnë me dije se afati për shqyrtimin e kandidaturës së Bujar Leskajt për KLSH-në do të zhvillohet javën e ardhshme për shkak të axhendës së ngjeshur të Parlamentit në javët e fundit për diskutimin, shqyrtimin dhe votimin e buxhetit për vitin 2012.

Ndërsa këshilltari ligjor i Presidentit, Spiro Peçi thotë se megjithëse Parlamenti ka thyer rregulloren duke mos e shqyrtuar dekretin brenda afateve, kandidatura e Leskajt për postin e kreut të KLSH nuk quhet e rrëzuar deri në një vendim të Parlamentit. Pas rrëzimit të kandidaturës së Sali Shehut për kreun e KLSH, mazhoranca nuk ka dhënë asnjë qëndrimi në lidhje me kandidatin Leskaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'