Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Presidenti Meta firmosi dekretin për emërimin e Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm. Shefi i qeverisë shkruan se dekretimi i ministrit të ri tregon se nëse ka vullnet të mirë, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje.
Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka VullnettëMir Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur
Edi Rama
Kjo ishte hera e dytë që Rama e dërgoi emrin e Sandër Lleshajt në Presidencë për dekretim. Në datë 27 tetor, Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, ndërsa Rama dërgoi në Presidencë emrin e Sandër Lleshajt, por Meta e refuzoi me arsyetimin se ‘Nuk kishte krijuar bindjen’. Pas refuzimit, Rama e emëroi Lleshajn në postin e zv/ministrit të Brendshëm dhe e komandoi në këtë dikaster, ndërsa më pas e ridërgoi dekretin në Presidencë.
Pas ripropozimit të Ramës, presidenti Meta rinisi konsultimet me institucionet, ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, ministres së Mbrojtjes dhe kryetarit të Kuvendit, rendiste 14 pyetje për Sandër Lleshajn, duke këmbëngulur te statusi dhe karriera prej ushtaraku.
Pasi Meta mori përgjigjet e kërkuara nga të gjitha institucionet për dosjen e Lleshajt, sot vendosi dekretimin për ta liruar nga grada e Gjeneralit, ndërsa më pas firmosi edhe dekretimin në postin e ministrit. Tashmë emri i Lleshajt do të kalojë në Kuvend për tú votuar dekreti, ndërsa më pas do të betohet në Presidencë për të marrë zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.8%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4893
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 09:51
-
E prodhojmë vetë energjinë? Përgjigjet Rama: Legjendë mediatike! Kur të fitojmë sovranitetin energjitik atëherë po, ulja e çmimit historike
9 Janar, 09:37
-
'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit
9 Janar, 08:09
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Akuzat se uli çmimin e energjisë për zgjedhjet, Rama: E pavërtetë, s' kemi bërë asgjë me karakter elektoral vite më parë, jo tani që marrim fitoren e 10 radhazi
8 Janar, 19:22
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
TAHIRAMETA tallin bythen me qiptaret QE ti japin rendesi vetes DUKE thene NE jemi te ndryshem pro per hour te parlamentit NE gjejme rrugezgjidhje.NJE HERE MA HIPE 2 HERE TA HIPA .
PërgjigjuO Dede President o fshatar Skrapari o Hajdut te Floririt Popullor o Vrases o buracak ku i cove demek Pordhet e tua shantazhet e tua kompromiset e tua sa ra Telefoni nga USA
PërgjigjuGëzuar dhe shumë suksese në detyrën e re!!!
PërgjigjuSa fatlum qe jemi
Përgjigju