Dekriminalizimi, Balla prezanton
draftin, Bylykbashi: Është një farsë

Dekriminalizimi, Balla prezanton<br />draftin, Bylykbashi: Është një farsë
TIRANË - Ligji për dekriminalizimin ka shkaktuar debate edhe në Kuvend, duke mos u arritur ende konsensusi i nevojshëm për ta votuar. Anëtari i PS në komisionin e Posaçëm për Dekriminalizimin, deputeti Taulant Balla ka prezantuan në seancën e sotme draftin e mazhorancës.

”Të ndalohet kandidimi i personave që janë dënuar në formë të prerë për krime të rënda. Për gjenocide, krime kundër njerëzimit, vrasje me dashje, rrëmbimi, Trafikim, Atentat, Komplot, Qëllime terroriste Korrupsioni aktiv për zyrtarët e funksione publike, trafikim të armëve, shitje droge, pastrim parash, grup kriminal. Bllokimi i tyre të jetë për 20 vite pas përfundimit të dënimit. Çdo person që kandidon për zgjedhjet lokale duhet të plotësojë një formular vetëdeklarimi për të dëshmuar pasjen apo mospasjen e një precedenti penal. Kjo nëse miratohet duhet të deklarohet deri më datë 10 maj. Kush gënjen në këtë vetëdeklarim duhet të dënohen sipas juridiksionit përkatës. Do të bëhet verifikimi i figurës së çdo personi që kandidon për zgjedhjet lokale të 21 qershorit”- tha Balla duke prezantuar draftin.

Por për deputetin demokrat Oerd Bylykbashi prezantimi i draftit nga ana e Ballës një farsë e dredhi, pasi nuk janë shtuar disa pika të rëndësishme të propozuara nga PD. Duke e riktheksuar si një farsë, Bylykbashi theksoi se deri tani ka vetëm një draft, ai që është sjellë nga PD.

“Ka vetëm një draft të depozituar dhe ai është drafti ynë. Ne propozojmë që të gjithë personat që janë dënuar për kryerjen e një krimit të rëndë, qoftë edhe korrupsion, apo edhe vepre të tjera që nuk përbëjnë krim të rëndë të jenë të përfshirë në amendament. dhe bllokimi i tyre të jetë për 20 vite. dhe për ata të dënuar me një krim të kryer me dashje, të pengohen derisa nuk janë rehabilitua. Propozojmë që personat që kanë ende llogari të hapura me drejtësinë edhe në vendet e BE, ka masë sigurie arrest apo janë në kërkim ndërkombëtar, të jenë pjesë e këtij ndalimi”-tha Bylykbashi.

Por pas kundërshtisë nga ana e Bylykbashit për draftin e propozuar nga PS, Balla theksoi se kanë marrë 90 % të shqetësimeve të PD, por ndryshimet janë që ky proces të mos bëhet qesharak.

Gjithashtu Balla hodhi poshtë qëndrimin e Bylykbashit duke u shprehu se janë depozituar dy drafte për të ndaluar kandidimin e personave të inkriminuar dhe për kriteret për të mos lejuar pjesmarrjen e tyre në zgjedhje, apo në administratë.

"Me Bylykbashin kemi zhvilluar një sërë takimesh. E para duhet thënë se ka një draft të depozituar nga ne. 90% të shqetësimeve tuaja kemi futur në draftin tonë.  Nuk duam ta bëjmë qesharak këtë proces. Të gjithë shqiptarët i kanë dhënë shenjat e gishtave. Si t’i them unë Halim Kosovës tani hajde Halim bjer shenjat e gishtërinjve, Halimi ka edhe profesion të nderuar, ai ça s’ka prekur, kjo është qesharake. E kemi hequr se mendojmë se s’është e nevojshme, shenjat janë tek kompania e pasaportave. Kemi rezervat tona për shumë nga kandidaturat tuaja, nëse s’votohet kjo, një njeri që i shpëton është Xhelali juaj. Se një person i dënuar me vendim të formës së prerë është Xhelali. Keni edhe një kandidate tjetër, që është imazhi i partisë, mos e bëni atë të parandaloni këtë votim, për të shpëtuar imazhin e partisë që s’e mbajtët në Tiranë po e çuat në Durrës. Dua të sqaroj se të 61 kandidatët e PS janë të pastër si qelibar. Shfrytëzoni këtë seancë t’i kërkoni ndjesë edhe kolegut tonë Artur Bushi."- tha Balla pasi mori fjalën për replikë.

Në përfundim të këtij debati Kreu i Kuvendit, Ilir Meta nuk e ka kaluar për votim draftin e prezantuar nga socialisti Balla për shkak se nuk është arritur ende konsensusi i kërkuar nga marrëveshja e dhjetorit për ligjin e dekriminalizimit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në