Dekriminalizimi, Basha: Erë e re
pa krimin e veshur me pushtet

Dekriminalizimi, Basha: Erë e re<br />pa krimin e veshur me pushtet
Edhe kreu i Demokratëve Lulzim Basha përmes një statusi në rrjetin e tij social e vlerësoi miratimin e ligjit për Dekriminalizimin duke theksuar kryesisht se është fillimi i një ere të re pa krim të veshur me pushtet dhe e anasjellta

"Falenderoj qytetarët shqiptarë që pavarësisht bindjeve politike, mbështetën dhe nxitën fuqishëm kauzën jetike të dekriminalizmit. Falenderime të thella për miqtë dhe partnerët tanë, SHBA dhe BE, ndihma e të cilëve ka qenë dhe mbetet vendimtare për ta bërë dekriminalizmin ligj dhe realitet të jetës tonë politike dhe insitucionale.
Kam besim se ky eshte fillimi i një ere te re, pa krim të veshur me pushtet, pa pushtet të veshur me krim. Për këtë qëllim e nisëm dhe do ta vazhdojmë deri në fund këtë betejë.
"-tha Basha

Ai theksoi gjithashtu se miratimi ishte një hap historik dhe se nisma e PD për konsensusin e të gjithë palëve do t'i japë fund një prej njollave më të mëdha të 25 viteve të Shqipërisë

Ja statusi i plotë i Bashës
"Nje hap i madh u hodh sot me miratimin e projektligjit historik për Dekriminalizimin nga komisioni i posacem parlamentar. Nisma jone tashme me konsensusin e te gjitha paleve do ti jape fund njëres prej njollave dhe plagëve më të mëdha të Shqiperise ne 25 vite.
Kjo është një ngjarje e rëndësishme për demokracinë shqiptare, që do të vuloset me miratimin e projektligjit në Kuvendin e Shqipërisë dhe me fillimin e zbatimit të tij pa humbur asnjë ditë. Falenderoj qytetarët shqiptarë që pavarësisht bindjeve politike, mbështetën dhe nxitën fuqishëm kauzën jetike të dekriminalizmit. Falenderime të thella për miqtë dhe partnerët tanë, SHBA dhe BE, ndihma e të cilëve ka qenë dhe mbetet vendimtare për ta bërë dekriminalizmin ligj dhe realitet të jetës tonë politike dhe insitucionale. Kam besim se ky eshte fillimi i një ere te re, pa krim të veshur me pushtet, pa pushtet të veshur me krim. Për këtë qëllim e nisëm dhe do ta vazhdojmë deri në fund këtë betejë."-shkruan Basha

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre