Dekriminalizimi, Berisha: Krimi po
pengon negociatat PD s’lëshon pe

Dekriminalizimi, Berisha: Krimi po<br />pengon negociatat PD s’lëshon pe
Ish kryeministri Sali Berisha tha në një dalje për mediat në pritje të fillimit të seancësplenare se krimi po pengon arritjen e konsensusit për miratimin e akteve nënligjore që do t’i hapin rrugën zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.

“Presim rezultatin e negociatave për miratimin e një formulari të sjellë nga FBI... Por këtë se pranojnë Bushët, Prengët, Roshët. Nuk e pranojnë kusarët, duan ta bllokojnë procesin e dekriminalzimit që të mos hapet sipari për procesin e dekusarizimit. Janë kriminelët në vijë të parë… po bllokojnë parlamentin për të miratuar një formulë që ka kërkesa për cdo njeri,” tha Berisha.

Ish –kryeministri shtoi se PD nuk do të lëshojë pe, në rast se nuk arrihet konsensusi. “Ne nuk lëshojmë rrugë. Pse ka frikë maxhoranca pas atyre emrave? Ne  ftojmë maxhorancën të shtojë ctë dojë por jo të heq. Ata që kërkojnë rregulla të tjera ata duan të fshehin emra,” u shpreh Berisha.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'