Ish kryeministri i vendit Sali Berisha rrezikon humbjen e mandatit dhe burgun, pasi në formularin e vetëdeklarimit, të plotësuar në kuadër të dekriminalizimit e ka konsideruar veten të pastër, por ka bërë disa përjashtime.
I tillë është edhe ndryshimi i datëlindjes, ku ai nuk e ka shkruar në seksionin “gjeneralitete të mëparshme” por përveç kësaj ai ka bërë edhe një ndryshim me një vit të datëlindjes, duke thënë se ka lindur në vitin 1944 në një kohë kur datëlindja e saktë e tij është 1943.
Kjo është njëra nga arsyet e “djegies” së berishës, pasi ai ka shkelur ligjin nr. 138/2015 “për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, thuhet se formulari i vetëdeklarimit çka përbën dokument zyrtar dhe pasqyrimi i të dhënave të rreme në këtë formular përbën vepër penale dhe dënohet me burgim, sipas nenit 190 të Kodit Penal.
Megjithatë, të gjitha të dhënat e shkruara në formularin e vetëdeklarimit të Berishës, por edhe politikanëve e zyrtarëve të tjerë do i nënshtrohen një verifikimi të plotë dhe të gjithanshëm, brenda dhe jashtë Shqipërisë, nga organet shtetërore dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Redaksian Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com