Dekriminalizimi, Bregu: Ne jemi gati
presim të na mbështesë qeveria

Dekriminalizimi, Bregu: Ne jemi gati<br />presim të na mbështesë qeveria
TIRANE - Majlinda Bregu ka reaguar për mediat pas përfundimit të takimit me komisionerin e Bashkimit Evropian Hahn. Bregu u shpreh se situata në të cilën ndodhemi aktualisht është një situatë e cila nuk është aspak favorizuese për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, pjesë e të cilit synojmë që të jemi.

Lufta ndaj krimit sipas Bregut është një hap I rëndëshimëm që ka ndërmarrë vendi e megjithatë pavarësisht kësaj ende nuk është bërë e mundur që të dalë para drejtësisë asnjë prej bosëve të drogës.

Procesi I dekriminalizimit sipas Majlinda Bregut është një tjetër reformë e cila do të verë në provë mazhorancën pasi që nesër opozita do të paraqesë propozimet e saj ndonëse nuk ka shumë besim se kjo do të zgjidhë çështjen e dekriminalizimit.

Opozita ka paraqitur një platformë, kryeministri është përpjekur të sfidojë, nesër i sfidojmë ne, në komisionin për dekriminalizimin do të kenë një platformë në përputhje me sugjerimet e ndërkombëtarëve. Nëse mazhoranca do të ketë platformë ta paraqesin por kam frikë se nuk do ta përmendin dekriminalizimin,” – tha Bregu.
 
Fjala e plotë e Bregut pas takimit me komisionerin Hahn
 
Lufta ndaj krimit të organizuar është një nga 5 prioritetet, por nuk di asnjë nga bosët e drogës të jetë arrestuar, ashtu si edhe Shqipëria ka mbërritur që të ketë laborator droge. Opozita ka paraqitur një platformë, kryeministri është përpjekur të sfidojë, nesër i sfidojmë ne, në komisionin për dekriminalizimin do të kenë një platformë në përputhje me sugjerimet e ndërkombëtarëve. Nëse mazhoranca do të ketë platformë ta paraqesin por kam frikë se nuk do ta përmendin dekriminalizimin. Në qershorin e 2014 ata që janë trajnuar me vetë fondet e BE nuk janë më në punë në administratë

Sa i përket krimit kemi situata të mbipopullimit të burgjeve. Reforma në drejtësi për momentin nuk është as e qëndrueshme as gjithëpërfshirëse. Situata nuk është ajo që duhet për hapjen e negociatave, nuk është një situatë që ta vendosë Shqipërinë në nivele të qëndrueshme dhe të kërkuara për hapjen e procesit. 

Uroj që të mos ndodhë kështu sepse propozimet mund të jenë me qindra por e vetmja kauzë që mund ta bëjë të funksionojë është vullneti i politikës. Nëse mazhoranca e rrëzon do të thotë se nuk ka vullnet nga mazhoranca.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm