Dekriminalizimi, cilët penalizon
ligji i PS-së dhe cilët mbron PD
PDF

Dekriminalizimi, cilët penalizon<br />ligji i PS-së dhe cilët mbron PD<br />PDF
TIRANE- Draftet e dy blloqeve politike për ligjin e dekriminalizimit pavarësisht se në pamje të parë duket sikur kërkojnë të njëjtën gjë, në thelb ndryshojnë. Kështu, nëse në draftin e paraqitur dhe miratuar nga qeveria ligji futet deri te ndalimi i marrjes me politikë apo përfshirjes në administratë të personave që janë dënuar nga gjykata e shkallës së parë, nuk kanë dënim të formës së prerë e deri te personat që kanë proces të hapur e po hetohen, drafti i PD i amniston këto lloj krimesh për politikën. Nëse rastet e deputetëve Frroku, Ndoka etj duken si të pashpresë drafti i qeverisë përfshin që nga Berisha, Basha e deri tek Ristani, Xhelal Mziu, Armando Prenga, Tom Doshi e Astrit Veliaj.
 
Qeveria miratoi projektligjin për dekriminalizimin e politikës. Cilat janë risitë dhe çfarë parashikohet të ndodhë në të ardhmen me politikanët e njerëzit që duan të përfshihen në administratë?
Nuk mund të kandidojnë, nuk mund të zgjidhen deputetë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë dhe funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të qeverisë, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat që janë dënuar jo vetëm me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por dhe që janë dënuar me vendim të shkallës parë, ose janë madje dhe në proces hetimi.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe