Dekriminalizimi dhe Raporti i DASH
Llalla takim 30 minuta me Nishanin

TIRANË - Një ditë para nisjes zyrtare të pushimeve, Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim për afro 30 min me Presidentin Bujar Nishani.
 
Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave dhe zyrat e shtypit të presidencës dhe prokurorisë nuk bëjnë me dije se çfarë është diskutuar.

Ndërkohë burime për A1Report jashtë kamerave sqaruan se në takim është diskutuar për një sërë çështjesh kriminale të pa zbuluara përgjatë këtij 6 mujori, pjesë e diskutimeve ka qenë dhe raporti i departamentit të shtetit për trafikimin e qënieve njerzore si dhe procesi i dekriminalizimit, tema këto aktive dhe në opinionin publik.
 
Redaksia online
(o.b/ Shqiptarja.com)



 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Më të mirët e 2024-ës në futbollin shqiptar, Ermir Rashica fiton çmimin 'Talenti i Vitit' për djem

Më të mirët e 2024-ës në futbollin shqiptar, Ermir Rashica fiton çmimin 'Talenti i Vitit' për djem