Dekriminalizimi, drafti: Përshpejtim 
proceseve gjyqësore për politikanët

Dekriminalizimi, drafti: Përshpejtim <br />proceseve gjyqësore për politikanët
TIRANË - Zvarritja e proceseve gjyqësore sidomos për politikanët është një problem i madh, e për këtë mazhoranca në draftin e saj për dekriminalizimin e politikës propozon vendosjen e afateve te përcaktuara ligjore me qëllim mbylljen e procesit në një kohë sa më të shkurtër. Pozita gjithashtu po punon që drafti të pasurohet edhe me një tjetër element i cili lidhet me faktin që nëse kandidatit që garon në zgjedhje i reflektohet padia penale pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit, kjo gjë të mos merret parasysh. Kjo për faktin se cënohet e drejta e individit për tu zgjedhur dhe mund të jetë pasojë e një keqdashje.
 
Në një intervistë për televizionin A1 Report anëtari i Komisionit të posacëm parlamentar për dekriminalizimin Ulsi Manja zbardh disa detaje të draftit duke shpjeguar se do të këtë kufizime për kandidim edhe të atyre personave mbi të cilët rëndon një akuzë e rënde pavarësisht faktit nëse gjykata ka apo jo një vendim të formës së prerë. 

Pyetja që shtrohet a mundet të pengojmë nga kandidimi një person i akuzuar bie fjala për financimin e terrorizmit ose për vepra terroriste i cili është ne gjykim, por vazhdon gjykimi por ndaj t’i nuk ka ende një vendim gjyqësor të formës së prerë. Sigurisht që ne mendojmë që kjo kategori personash të akuzuar dhe që janë në fazën e gjykimit për vepra shumë të rënda këto sigurisht duhen bërë gjetjet e duhura për tu penguar nga kandidimi”, - thotë zoti Manja.
 
Ndonëse për këto zgjedhje vendore mazhoranca dhe opozita dështoi në gjetjen e konsensusit për të miratuar një projektligj që do të kufizonte kandidimin e personave me rekorde kriminale sipas Ulsi Manjës projektligji i përgatitur nga mazhoranca, por që nuk u miratua do të jetë pjesë e draftit për dekriminalizimin e politikës në tërësi.

Paketa që ne do të diskutojmë në kuadrin në komisionin e dekreminalizimit sigurisht përfshin edhe elementë të këtij drafti i cili u refuzua për tu votuar në seancën që iku. Ne po të diskutojmë të gjitha nismat e ardhura nga secili nga anëtarët e komisionit të dekreminalizimit “, -shprehet për A1 Report deputeti Ulsi Manja.

ulsi manja

Manja shton se mazhoranca para se të dorëzonte listat e kandidatëve ne Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një pastrim të brendshëm . 
 
Mazhoranca në tërësi që ishte dhe iniciatore e këtij projekti që nuk u votua të enjten që iku e ka bërë certifikimin dhe skualifikimin e kandidatëve dhe të këshilltarëve që kanë pasur ose kanë probleme me drejtësinë”, shprehet Manja.

Por a do të kapet afati për të përmbyllur në tërësi procesin e dekriminalizimit brenda afatit të përcaktuar që është 30 qershori ? 

Nëse ne do ta përmbyllim punën brenda majit dhe opinioni i Komisionit të Venecias të cilit ne tashmë jemi drejtuar për asitencë juridike dhe ndihmë do të jetë brenda muajit qershor pra do të vijë brenda muajit qershor unë e shoh krejtësisht të mundshme që kuvendi ta votojë brenda mbylljes së sezonit të verës”, përfundoi deputeti i PS-së Ulsi Manja.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos