Dekriminalizimi ka qenë kauza e Partisë Demokratike prej rreth dy vitesh, pas disa incidenteve radhazi të deputetëve socialistë me rivalin e tyre, Gent Strazimiri. Por, ndonëse e ka shfrytëzuar këtë kartë të fortë për të atakuar kundërshtarët, vetë PD duket se nuk është krejtësisht e pastër. Përveç qëndrimit politik të PS për Arben Ristanin se ka qenë i dënuar me vendim gjykate dhe është objekt i ligjit të dekriminalizimit, nga ana tjetër opozita ka një rast më të freskët për inkriminimin e saj.
Personi në foto në krah të Lulzim Bashës quhet Enea Dardha dhe është kryetari i FRPD-së, dega Berat. Një emigrant në SHBA për shumë vite dhe i kthyer pak kohë më parë në qytetin e lindjes në Berat, në të cilin së bashku me pjesëtarë të familjes së tij u përfshi para më shumë se një vit e gjysmë në një konflikt për motive banale, si pasojë e të cilit ngeli i plagosur rëndë një tjetër i ri.
Nëse kërkon për emrin e tij mëson se Enea Dardha kaloi 8 muaj në paraburgimin e Beratit si i dyshuar dhe bashkëpunëtor në atë plagosje.
Vetëm pas 8 muajsh krimin e mori përsipër i vëllai i tij dhe Dardha doli nga burgu.
Kjo nuk e pengoi që në zgjedhjet e sapo bëra për Forumin Rinor të Beratit të zgjidhej kryetar forumi. Pyetja është a e ka seriozisht PD-ja dhe Lulzim Basha dekriminalizimin? /Tema
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Basha? Faktet pohojnë të kundërtën">