Dekriminalizimi, Fleckenstein: Besoj
politika do mbyllë procesin këtë javë

Dekriminalizimi, Fleckenstein: Besoj<br />politika do mbyllë procesin këtë javë
BRUKSEL - Ashtu siç bëri në prezantimin përpara eurodeputetëve, edhe gjatë konferencës për shtyp në Bruksel, eurokomisioneri i Zgjerimit Jahanes Hahn kërkoi që Shqipëria të përpiqet më shumë që të tregojë se po e lufton korrupsionin në të gjitha nivelet, duke vënë theksin vecanërisht tek reforma në drejtësi. E ndërsa vlerësoi progresin e deritanishëm, Hahn bëri thirrje për garantimin e së drejtës së pronës.

"Mirëpres progresin e vazhdueshëm në Shqipëri në adresimin e prioriteteve kyce me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim dhe në vazhdimi e refromave të nevojshme për të avancuar integrimin në BE. Megjithatë duhet bërë më shumë sa i përket sundimit të ligjit, në veçanti në kryerjen e një reforme të thellë në gjyqësor dhe ndërtimin gradual të të dhënave solide në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet. Sa i përket të dretjës së pronës duhet të finalizohet legjislacioni për kthimin dhe kompensimin e pronave", u shpreh Hahn.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein beson se politika shqiptare do të mbyllë brenda kësaj jave procesin e dekriminalizimit.
 
Gjatë diskutimeve në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Evropian ku u prezantua progres-raporti edhe për Shqipërinë, Fleckenstein tha se kjo cështje do të zgjidhet me dialog në parlament.

“Kemi qenë në Tiranë dhe kemi folur mbi dekriminalizmin, apo quajeni si të doni. Kam përshtypjen që këtë javë do të ketë dialog mes partive të mëdha që kjo temë të përfundohet në Parlament. Këtë vit e shoh mjaft pozitiv duke parë faktin se të dyja palët janë afruar”, tha Fleckentesin. 

Ashtu si eurokomisioneri Johanes Hahn, edhe për raportuesin për Shqipërinë në PE Fleckenstein është i mendimit se 6-mujorin e ardhshëm vendi ynë duhet të angazhohet për të arritur me prioritet reformën në drejtësi.

“Mendoj se reforma e drejtësisë dhe sistemi gjyqësor duhet të jenë prioritet numër një për simestrin e ardhshëm. Janë rregullat e lojës që të bashkëveprojnë partitë e mëdha, pasi duhet një maxhorancë kushtetuese dhe duhet aplikuar”, përfundoi Knut Fleckenstein

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal