Dekriminalizimi, ja 79 krimet që
u largojnë nga funksioni publik
PDF/ Ja lista e veprave penale

Dekriminalizimi, ja 79 krimet që<br />u largojnë nga funksioni publik<br />PDF/ Ja lista e veprave penale
TIRANË – Qeveria bën publik projektligjin për dekriminalizimin bazuar mbi ligjin italian Severino. Kete te merkure keshilli i Ministrave miratoi projektligjin i cili pritet t'i kaloje per diskutim parlamentit.

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Ermonela Felaj në një deklaratë për mediat nga kryeministria paraqiti në mënyrë të përmbledhur pikat e këtij projektligji si dhe draftin për ndryshimet kushtetuese që nevojiten për vënien e tij në jetë.

Kushdo që ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës nuk do të ketë të drejtën të kandidojnë për deputet, kryetar bashkie, këshilltar, kryeministër, ministër apo në funksione të tjera që voton parlamenti.

Sipas këtij projektligji, përjashtohen nga kandidimi për funksione publike edhe personat e dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës, ata që kanë masë sigurimi personal si dhe ata persona për të cilët është lëshuar urdhër arresti.  Pezullimi i tyre do të jetë në fuqi deri në momentin që i revokohet masa e sigurisë apo marrin vendim pafajësie.

Projektligji i qeverisë i përjashton përjetë të dënuarit për vepra të rënda nga e drejta për të kandiduar dhe ushtruar funksione publike.

Për vepra të tjera më të lehta, të dënuarit mund të kthehen në politikë 20 vjet nga përfundimi i burgut për korrupsion apo cënim të zgjedhjeve të lira.

Ndërkohë, të dënuarit jo më pak se 2 vjet, do të kenë mundësinë të kandidojnë për të qenë pjesë e politikës 10 vjet nga përfundimi i dënimit.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe